By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve
Maqedoni

Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve

admin
Last updated: 04/04/2026 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 4 prill argument.mk/ – Në rajonin e Tetovës, mbi 90 për qind e Shkollave Fillore dhe ato të mesme kanë mungesë të sociologëve, psikologëve dhe defektologëve. Mbi 90 për qind e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë kanë mungesë të sociologut, psikologut apo defektologut. Ky kuadër është i domosdoshëm sidomos pas ndodhive të fundit me alarmet për bomba që vinin nga vet nxënësit e shkollave ku mësonin. Nga sektori për Arsim i komunës së Tetovës thonë se është e patjetërsueshme punësimi i tyre, me qëllim trajtimin e rasteve të ndryshme që paraqiten nëpër shkolla.

“Pikërisht shkaku i paralajmërimeve të rrejshme për bomba dhe normalisht dukurive devijante që ndodhin nëpër shkollat fillore dhe të mesme është më se e nevojshme angazhimi i këtij kuadri profesional që shkollat të jenë të përgatitura brenda për brenda që të mund të minimizojnë këto probleme. Bëhet fjalë për diku 20-24 punësime përfshi këtu psikologë, sociologë, defektologë që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e një procesi më të mirë edukativ e arsimor dhe do jenë më afër nxënësve që të merren me problematikat”, deklaroi Nazmi Dauti. Sektori për Arsim komuna e Tetovës.

Por përse deri më tani komuna si themeluese e këtyre shkollave, nuk ka plotësuar këto vende vakante? Kreu i komunës Billall Kasami, fajin e hedhe tek ministria e Arsimit dhe shkencës. Ai tha se një pjesë e psikologëve sociologëve por edhe të defektologëve, as që e respektojnë orarin e punës e lëre më të trajtojnë rastet që paraqiten.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur deri më tani të sigurojmë pëlqim prej Ministrisë së Arsimit për punësim të rregullt të këtij kuadri, prandaj komuna e Tetovës ka angazhuar kuadër me kontratë deri sa të gjejmë zgjidhje afatgjate. Në këtë rast për ta shpallur konkurs, neve na duhet pëlqim nga ministria e Arsimit dhe e financave”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Në mungesë të kuadrit, Kasami zgjidhjen e gjen tek angazhimi i një Shoqate private të psikologëve që të ndihmojë shkollat fillore dhe të mesme me kuadër profesional.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekipet e shpëtimit në mision për ta gjetur aviatorin e avionit të rrëzuar amerikan në Iran
Next Article Lufta në Iran rrit alarmin te kompanitë e fluturimit: biletat mund të shtrenjtohen mbi 20%
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?