By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja Civile e Gazës: Izraeli i lë në rrugë trupat e palestinezëve për qentë endacakë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbrojtja Civile e Gazës: Izraeli i lë në rrugë trupat e palestinezëve për qentë endacakë
Bota

Mbrojtja Civile e Gazës: Izraeli i lë në rrugë trupat e palestinezëve për qentë endacakë

admin
Last updated: 21/12/2024 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbrojtja Civile e Gazës ka raportuar se vrasja e palestinezëve nga forcat izraelite dhe lënia e trupave të tyre në rrugët ku ushqehen qentë endacakë është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Mbrojtja Civile shpjegoi se forcat izraelite në mënyrë të përsëritur kanë shënjestruar ekipet e shpëtimit dhe ambulancat, veçanërisht kur ato tentojnë t’u afrohen trupave të të vrarëve.

Ajo theksoi se Izraeli gjithashtu ka penguar përpjekjet për të nxjerrë trupat e mijërave palestinezëve të vdekur nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite.

Mbrojtja Civile tha se ka gjetur disa trupa palestinezë që ishin kthyer në skelete dhe theksoi se në disa raste ka parë qentë endacakë që ushqeheshin me trupa në disa lagje të enklavës palestineze, përkatësisht në Zeitoun, Shujaiya, Tel al-Hawa, Jabalia, Tal al-Zaatar, Beit Hanoun dhe në disa pjesë të zonave lindore në Khan Younis dhe Rafah.

Duke theksuar se këto veprime nga Izraeli përbëjnë shkelje të Konventave të Gjenevës, organizata palestineze u bëri thirrje vendeve nënshkruese të “ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar pajtimin e Izraelit me ligjin ndërkombëtar”.

Ata kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që “t’i bëjnë presion Izraelit që të ndjekë protokollet e duhura për trajtimin e trupave të të vdekurve gjatë kohës së luftës”.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli nisi një luftë gjenocidale në Gaza që ka vrarë të paktën 45.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën kundër Gazës.

You Might Also Like

Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein

Vala e të nxehtit në Evropë një “pompë nxehtësie” që tërheq ajër të nxehtë

Rutte thekson mbështetjen evropiane për SHBA-në gjatë luftës me Iranin

Senati amerikan miraton rezolutën që i kërkon Trumpit të ndalojë luftën kundër Iranit

Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ANKETA/ VMRO bindshëm e para me 21.5%, VLEN 5,5%, BDI 5,4% dhe LSDM 3,9%! Mickoski dhe Ahmeti, më të besueshmit
Next Article I kaloi minutat e para të jetës në kosh të plehrave, u gjet i mbështjellë me leckë të vjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?