By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja Civile: Reshje intensive në Shkodër, Lezhë e Durrës, kujdes nga përmbytjet dhe rrëshqitjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbrojtja Civile: Reshje intensive në Shkodër, Lezhë e Durrës, kujdes nga përmbytjet dhe rrëshqitjet
Shqipëri

Mbrojtja Civile: Reshje intensive në Shkodër, Lezhë e Durrës, kujdes nga përmbytjet dhe rrëshqitjet

admin
Last updated: 08/10/2026 16:41
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 08 tetor, argument.mk/ – Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa reshje intensive parashikohen edhe në qarkun Durrës.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), reshje mesatare deri lokalisht intensive priten edhe në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se reshjet, të cilat në shumicën e qarqeve pritet të shoqërohen me shtrëngata, mund të shkaktojnë vërshime të ujit në zonat urbane, përmbytje lokale dhe rrëshqitje të dherave, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Në kuadër të situatës së parashikuar, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet pranë lumenjve, përrenjve dhe zonave të rrezikuara, si dhe të mos kalojnë në rrugë të përmbytura.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile.

Në rast emergjence, qytetarët duhet të telefonojnë numrat e emergjencës.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Korridori VIII, lidhje strategjike për zhvillimin e rajonit (VIDEO)
Next Article Nagavci: E votuam ligjin për Specialen, por dyshojmë se do t’i ketë efektet e pritura
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?