By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij
Maqedoni

Mbrojtja e Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

admin
Last updated: 04/04/2025 16:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i UÇK-së do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë.

Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Mbrojtja e Krasniqit, në një deklaratë për mediat të premten tha se rruga e gjatë e Krasniqit drejt drejtësisë ka qenë me shumë sfida.

“Rruga drejt drejtësisë për Jakup Krasniqi ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Duhet të pranohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që nga arrestimi i klientit tim, duke përfshirë një fazë paraprake dhe dy vite të plota që nga fillimi i gjykimit. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mbrojtja ligjore ka mbetur e palëkundur në angazhimin e saj ndaj së vërtetës dhe drejtësisë”, tha ajo.

“Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore është bazuar në fakte, ligj dhe integritet. Gjatë zhvillimit të çështjes së prokurorisë, ne kemi mbrojtur dhe vërtetuar vazhdimisht qëndrimet e paraqitura në deklaratën tonë hapëse. Këto qëndrime mbeten të patundura. Me afrimin e përfundimit zyrtar të çështjes së prokurorisë në ditët në vijim, ne do të vijojmë me hapat e ardhshëm proceduralë, siç përcaktohet në Rregullore. Jemi të përkushtuar që këto hapa të përmbushen pa vonesë, në mënyrë që aktgjykimi përfundimtar të jepet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ajo.

Mbrojtja e Krasniqit tha se mbeten të palëkundur në “besimin tonë se drejtësia do të triumfojë—dhe se aktgjykimi përfundimtar do të konfirmojë pafajësinë e Krasniqi”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës, akuza për të cilat secili prej tyre është deklaruar i pafajshëm. /KP

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lexohen deklaratat e dy dëshmitarëve, mbrojtja e “Kobra City” thotë se po shkelet parimi i gjykimit të drejtë
Next Article Tre ngarkesa me luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme nga Greqia kapen në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?