By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbrojtja e të dhënave personale, kyçe për të drejtat e individëve dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbrojtja e të dhënave personale, kyçe për të drejtat e individëve dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor
Maqedoni

Mbrojtja e të dhënave personale, kyçe për të drejtat e individëve dhe zhvillimin e sistemit gjyqësor

admin
Last updated: 28/01/2025 12:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale janë të drejta themelore të çdo individi, të cilat duhet të mbrohen dhe respektohen në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe sistemin gjyqësor, është konstatuar në aktivitetin “Korniza ligjore e BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën e privatësisë në gjyqësor” të organizuar nga Qendra për hulumtime juridike, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj.

Me rastin e Ditës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në fjalimin e tij në këtë aktivitet, siç kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, theksoi se sistemi gjyqësor është një nga fushat më të ndjeshme sa i përket përpunimit të të dhënave personale.

“Në procesin e zhvillimit të procedurave dhe hetimeve gjyqësore, shpesh përpunohen të dhëna sensitive që mund të kenë implikime serioze për të drejtat dhe liritë e individëve. Prandaj është me rëndësi të sigurohet që çdo përpunim i këtyre të dhënave do të kryhet në nivelin më të lartë të mbrojtjes dhe respektimit të privatësisë. Të dhënat personale janë komponentë bazë e së drejtës së privatësisë e garantuar me Kushtetutë dhe dokumente ndërkombëtare. Mbrojtja e këtyre të dhënave është jo vetëm një imperativ ligjor, por edhe etik që mbron qytetarët nga keqpërdorimi. Detyra e shtetit është të sigurojë siguri juridike për të gjithë qytetarët duke krijuar një kornizë të qëndrueshme ligjore që garanton mbrojtjen e privatësisë dhe integritetin e të dhënave personale në të gjitha sferat e jetës”, ka thënë ministri Fillkov.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut po punon në mënyrë aktive në harmonizimin e legjislacionit të saj me rregullat evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së lartë të privatësisë së qytetarëve.

“Për mbrojtjen e suksesshme të të dhënave personale kërkohet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, si dhe shkëmbimi i njohurive për mbrojtjen e të dhënave personale do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave që do të kontribuojnë në harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit me standardet evropiane”, theksohet në komunikatë.

Ngjarja është organizuar si pjesë e projektit të BE-së “Drejtësi efektive për mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtën e privatësisë në hapësirën onlajn”.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga nesër mot me shi, në disa vende i rrëmbyeshëm
Next Article A do ta rikthejë emisari i ri besimin në dialog

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?