By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
Maqedoni

Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 13:43
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku sot u lëshuan dy pajisje të reja me tomografi kompjuterike për kontrollin e bagazhit të dorës, si dhe dy shirita të reja të automatizuar sisteme për kthim automatik të shportave – nga kompania britanike Smiths Detection.

Këto sisteme, siç u tha në promovimin e tyre, sigurojnë saktësi shumë më të madhe në zbulimin e kërcënimeve potenciale dhe dukshëm e ulin nevojën e kontrolleve fizike plotësuese.

Gjithashtu do të sigurohen edhe përvoja më të mira për pasagjerët, ashtu që kontrolli i sigurisë do të jetë më i shpejtë, koha e pritjes më e shkurtër, ndërsa komoditeti do të jetë më i madh. Për dallim prej më parë, pasagjerët më nuk kanë nevojë t’i nxjerrin laptopët, tabletët, celularët dhe lëngjet nga bagazhi i dorës – këto gjëra mund të mbesin në çantë gjatë procesit të kontrollit.

“Gjithashtu mundëson kapacitet më të madh në aeroport, që do të thotë se teknologjia e re do të përballojë deri në dyfishin e pasagjerëve në orë për linjë. Ky është çelësi për t’u përballur me trafikun në rritje, veçanërisht gjatë sezonit të pikut”, tha Nexhat Kurt, drejtor ekzekutiv i operatorit të aeroportit TAV Maqedoni, në një konferencë për shtyp.

Me këtë teknologji, theksoi Kurt, TAV Maqedoni e pozicionon Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranë qendrave më të mëdha evropiane siç janë Frankfurti, Hitrou dhe Cyrihu, ku këto sisteme tashmë janë standarde. Pajisjet e njejta shfrytëzohen edhe në aeroportet udhëheqëse në SHBA, Izrael dhe Indi, që e konfirmon sigurinë e tyre dhe pranimin global.

Kurt theksoi se sistemet e reja janë pjesë e ciklit më të gjerë të investimeve në sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, pasi vitin e kaluar u zbatuan dy projekte të mëdha plotësuese në vlerë të përgjithshme prej 1.930.000 euro të cilat plotësisht e përforcojnë sistemin e sigurisë.

“Të gjitha këto investime kanë një qëllim. Të avancohen procedurat e sigurisë, të rritet efikasiteti dhe të ngritet cilësia e shërbimeve për çdo pasagjer”, citoi Kurt, duke theksuar se me këto TAV Maqedoni qartë e konfirmon përkushtimin e saj strategjik ndaj ndërtimit të aeroporteve moderne, të sigurta dhe cilësore të cilat i plotësojnë dhe i tejkalojnë standardet evropiane.

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në maj për 9,1 për qind është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqim, pije dhe duhan
Next Article Nikolovski: U vendos gurthemeli i “Lidl” në Strumicë, produktet bujqësore vendore marrin rrugën drejt tregut evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?