By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja
Bota

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

admin
Last updated: 31/07/2026 19:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Romë, 31 korrik Zhurnal.mk – Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit mbi lëvizjen e lirë, pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Në një reagim publik, Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si “tronditëse” dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimeve.

“Italia nuk do të qëndrojë duarkryq”, deklaroi ajo. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili mbështeti kërkesën për masa më të forta në menaxhimin e flukseve migratore.

Sipas Tajanit, vendimi i qeverisë spanjolle për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht shtetësi evropiane, mbi 500 mijë emigrantëve të parregullt ka qenë një zgjedhje e gabuar.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta tregojnë se zgjedhja e qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe për rrjedhojë evropiane, mbi 500 mijë migrantëve të parregullt është thellësisht e gabuar dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore”, shkroi Tajani në platformën X. Deklaratat vijnë në një moment kur Spanja po përballet me një valë të re emigrantësh në Ceuta, ndërsa autoritetet spanjolle kanë angazhuar ushtrinë dhe forca shtesë sigurie për të menaxhuar situatën në enklavën kufitare.

You Might Also Like

Blerëse e fuqishme në tregun global

Tre viktima pas zjarreve të fuqishme

Aeroplani luftarak F-16 turk rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias, 700 fluturime të devijuara

Danimarka paralajmëron: Mund të mbyllim kufijtë në rast të një vale të re migratore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta
Next Article Hakohet serveri i Entit Shtetëror të Revizionit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?