By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së

admin
Last updated: 15/02/2025 14:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Politica” në TV GLOBI, komentoi mbi debatin rreth ligjit për branitellat, duke theksuar se ky ligj është miratuar dhe mbindërtuar gjatë qeverisjes së BDI-së. “Nëse shohim se kush e ka iniciuar këtë ligj, është e qartë se ai ka kaluar në qeveri gjatë mandatit të BDI-së, madje tri herë, nëse nuk gabohem. Vendimi i fundit është nënshkruar nga ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ka qenë ekskluzivisht në favor të branitellave, edhe pse ata janë thirrur në luftën e vitit 2001. Ndërkohë, nuk ka ligj për UÇK-në dhe nuk ka trajtim për ushtarët e saj, gjë që ia heq BDI-së të drejtën morale për të ngritur këtë çështje”, ka thënë ai.

Mexhiti theksoi gjithashtu se ky ligj nuk është iniciuar nga VMRO-DPMNE, por nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, nga LSDM-ja, e cila ishte partnere e BDI-së në qeverisjen e kaluar dhe tani është në opozitë. “Ky ligj ka mbetur në labirinthet e Parlamentit dhe ne kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë. Jemi kundër tij, sepse ai trajton vetëm një kategori dhe jo dy, ndërkohë që branitellat tashmë janë trajtuar mjaftueshëm në të kaluarën. Kjo çështje nuk është dhe nuk do të jetë prioritet i qeverisë aktuale”, ka potencuar Mexhiti.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkohet hetim nga MPB
Next Article Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?