By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti në emisionin “Top Tema”: Do të flas me Mickovskin, Taravari nuk e ka vendin në këtë qeveri (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti në emisionin “Top Tema”: Do të flas me Mickovskin, Taravari nuk e ka vendin në këtë qeveri (VIDEO)
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti në emisionin “Top Tema”: Do të flas me Mickovskin, Taravari nuk e ka vendin në këtë qeveri (VIDEO)

admin
Last updated: 21/04/2025 22:18
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Top Tema” në Sitel, komentoi situatën aktuale brenda koalicionit VLEN, duke theksuar se Taravari duhet të jetë i sinqertë me anëtarësinë dhe të pranojë publikisht që po bashkëpunon me BDI-në.

“Taravari u largua nga BDI kur kjo parti nuk ishte në listat e zeza, ndërkohë që tani gjysma e funksionarëve të BDI-së janë nën hetime. Është e qartë se ai po afrohet sërish me të njëjtën parti që tashmë është e zhveshur nga çdo vlerë morale dhe institucionale. Taravari duhet ta thotë të vërtetën për këtë bashkëpunim dhe të mos fshehë qëllimet e tij për të kaluar me BDI-në”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se mendimi i tij është se Taravari nuk ka vend në këtë qeveri, dhe këtë ai do ia komunikon edhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Mexhiti theksoi se më e moralshme për Taravarin do të ishte ta braktisë qeverinë dhe të reflektojë për hapat që ka ndërmarrë.

Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme, kemi shumicë stabile, VLEN fitues absolut në zgjedhjet lokale

“Shumica është stabile, kemi thuajse ⅔ e deputetëve. Nuk shoh asnjë nevojë që qeveria të shpenzojë miliona euro për zgjedhje të panevojshme,” deklaroi Mexhiti në “Top Tema” në Sitel.

Ai shtoi se përqendrimi i ardhshëm i koalicionit është në zgjedhjet lokale, ku sipas tij, VLEN-i do të dalë fitues absolut. Mexhiti tha se për këtë qëllim, koalicioni do të bashkëpunojë edhe me organizatat joqeveritare dhe, nëse paraqitet nevoja, edhe me kandidatë mbipartiak në disa komuna.

VLEN është i bashkuar rreth ideve për pluralizëm dhe luftë kundër korrupsionit

Kur u pyet nëse koalicioni “VLEN” është para shpërbërjes, ai u përgjigj qartë se ka disa procese, por koalicioni është stabil. “VLEN nuk po shpërbëhet. Ne jemi bashkuar rreth një ideje, për të sjellë pluralizëm dhe demokraci në kampusin shqiptar, luftë kundër korrupsionit dhe ende qëndrojmë në këtë, përveç zotit Taravari i cili për arsye individuale dhe partiake, doli në sipërfaqe që ka bashkëpunuar për një periudhë të gjatë prej disa muajsh me Bashkimin Demokratik për Integrim”, theksoi lideri i LD-së.

Ai shtoi se VLEN ka një qëndrim të qartë se nuk mund të koalicionohet njëkohësisht me VLEN dhe BDI-në.

Mexhiti: Taravari duhet t’ia thotë hapur anëtarësisë – po bashkohet me BDI-në

Mexhiti, nga “Top Tema” në Sitel, i dërgoi mesazh të qartë Arben Taravarit: “Anëtarësia dhe qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën.” Sipas Mexhitit, Taravari nuk duhet të fshihet pas justifikimeve politike, por duhet t’ia thotë hapur strukturave të tij dhe elektoratit se po afrohet me BDI-në – një parti që është zhveshur nga çdo vlerë institucionale dhe është shpallur non grata nga faktori ndërkombëtar.

“Nuk ekziston asnjë teori politike që e justifikon bashkëpunimin me një parti të korruptuar, ndërkohë që pretendon se je pjesë e një qeverie të re dhe reformuese. Kjo është tradhti ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve që besuan te ndryshimi,” theksoi Mexhiti.

Mexhiti në “Top Tema”: Taravari e pengoi unifikimin, tash procesi po ecën më lehtë

Mexhiti tha se tashmë po bëhet e qartë se Arben Taravari ka qenë pengesa kryesore për unifikimin e koalicionit VLEN. “Sot është më e dukshme se kurrë që Taravari ka qenë problemi për bashkimin e VLEN-it. Gjatë gjithë kohës, populli ka pasur dëshirë për unifikim, ndërsa ai zgjodhi të bëjë kalkulime për partinë e tij, jo për interesin e përbashkët,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se tani, pas largimit të kësaj pengese, forcat brenda VLEN-it po koordinohen shumë më lehtë drejt një subjekti të vetëm politik. “Procesi i unifikimit po ecën natyrshëm, sepse tashmë nuk ka më ndalesa artificiale,” u shpreh ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Atentati në Lundër/ Lala: Janë ngritur dyshime për fajde, por për fajde nuk shkohet në masakra të tilla!
Next Article Sela: PO ASH e bashkuar por pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?