By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë
Maqedoni

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

admin
Last updated: 05/11/2026 01:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 04 nëntor, argument.mk/ – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka folur për rëndësinë e arkitekturës në ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin urban të qyteteve, pas pjesëmarrjes në promovimin e librit “Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare” në Shkup.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Mexhiti tha se një pjesë e identitetit të shoqërisë pasqyrohet në arkitekturën e qyteteve, ndërsa arkitektët shqiptarë, sipas tij, kontribuojnë në pasurimin e kësaj trashëgimie dhe në formësimin e hapësirave urbane.

“Një pjesë të identitetit tonë e lexojmë në arkitekturën e qyteteve tona, në ndërtesat që kemi trashëguar dhe në ato që ndërtojmë sot. Me punën e tyre, arkitektët shqiptarë e pasurojnë këtë trashëgimi dhe u japin formë hapësirave ku jetojmë”, shkroi Mexhiti.

Ai bëri të ditur se gjatë promovimit të librit u prezantua puna e 49 studiove arkitekturore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në kuadër të takimit u prezantuan edhe punimet e studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin “Nënë Tereza”, të cilat u paraqitën nga Kuvendi Studentor.

Mexhiti e ndërlidhi diskutimin për arkitekturën bashkëkohore edhe me projektet infrastrukturore që janë duke u realizuar në Komunën e Çairit.

“Ky diskutim vjen në një kohë kur në Çair po punohet në projekte të rëndësishme infrastrukturore, nga rruga ‘Ferid Murati’ dhe bulevardet ‘Mit’hat Frashëri’ e ‘Cvetan Dimov’ deri te rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër”, theksoi ai.

Sipas Mexhitit, zhvillimi i infrastrukturës në Çarshinë e Vjetër duhet të shoqërohet me ruajtjen e zejeve tradicionale dhe karakterit të kësaj zone.

Ai përmendi gjithashtu ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, të cilin e cilësoi si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës arsimore, duke vlerësuar se ky projekt do t’i japë një dimension të ri arkitektonik kësaj pjese të Shkupit.

“Më vjen mirë që Komuna e Çairit e mbështeti këtë takim. I përgëzoj autorët Armand Vokshi, Blerta Vula Rizvanolli dhe Besian Mehmeti për punën e tyre”, shkroi Mexhiti.

Në fund, ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit të Komunës së Çairit me arkitektët dhe urbanistët, duke vlerësuar se ekspertiza e tyre duhet të përfshihet që në fazat e para të planifikimit urban.

“Si kryetar i Komunës së Çairit, dua ta forcojmë bashkëpunimin me arkitektët dhe urbanistët. Përvoja e tyre duhet të na ndihmojë që në fillim, kur përcaktojmë çfarë i duhet qytetit dhe si do të përdoren hapësirat e tij”, përfundoi Mexhiti.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Next Article Afrim Gashi pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?