By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Afrim Gashi pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Afrim Gashi pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026
MaqedoniTOP LAJM

Afrim Gashi pranon Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026

admin
Last updated: 05/11/2026 01:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 04 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.

“ Në takim me ambasadorin e BE-së, z. Mihalis Rokas, pranova zyrtarisht Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2026.

Theksova që e konsiderojmë këtë raport si një pasqyrë objektive e arritjeve dhe sfidave tona, por mbi të gjitha si një udhërrëfyes për hapat e ardhshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Vlerësoj pozitivisht faktin që ky raport evidenton përparim në funksionimin e Kuvendit, veçanërisht miratimin e Kodit Etik, Planit Strategjik 2027–2031, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe arritjen e konsensusit ndërpartiak për emërime të rëndësishme institucionale.

Me seriozitet të plotë i trajtojmë edhe vlerësimet kritike për mungesën e konsensusit politik në disa çështje dhe përdorimin e shtuar të procedurave të shkurtuara. Prandaj si Kryetar i Kuvendit, do të vazhdoj të angazhohem për një Kuvend që promovon dialogun, konsensusin dhe reformat europiane.

Përcaktimi ynë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian mbetet i palëkundur si interes strategjik dhe e ardhmja e shtetit tonë. Ky raport duhet të jetë nxitje për të ecur më shpejt, dhe për të dëshmuar se vendi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve europiane”, ka shkruar Afrim Gashi.

You Might Also Like

Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?

Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla

Mucunski: KE konfirmon përparim në disa fusha, kërkojmë rrugë të sigurt dhe të parashikueshme drejt BE

Trifunovski: Dënimet për 27 prillin janë drakonike, jam i gatshëm të dëshmoj në një rigjykim

Ndryshime në delegacionet dhe komisionet parlamentare, Rina Ajdari dhe Diana Toska marrin pozita të reja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë
Next Article Shasivari: Vazhdojmë me zbatimin e reformave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?