By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti takon shefin e OBSH-së: Mjedisi është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti takon shefin e OBSH-së: Mjedisi është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve
Maqedoni

Mexhiti takon shefin e OBSH-së: Mjedisi është çelësi për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve

admin
Last updated: 14/07/2025 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot realizoi takim pune me shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, dr. Akim Ali dhe koordinatoren e procesit Simona Atanasova ku u prezantua versioni përfundimtar i Strategjisë së bashkëpunimit për periudhën 2026-2030.

Strategjia paraqet një kornizë kyçe për punë të përbashkët midis OBSH-së dhe institucioneve shtetërore gjatë pesë viteve të ardhshme, me një fokus të qartë në shëndetin publik, ndryshimet klimatike dhe cilësinë e mjedisit. Strategjia e re është në përputhje me prioritetet kombëtare të shëndetësisë, qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Mexhiti thekësoi se integrimi i shëndetit dhe ekologjisë nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një detyrim për brezat e ardhshëm.

“Kujdesi për mjedisin është një shqetësim i drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve tanë. Prandaj, Ministria do të vazhdojë të jetë një nxitës i politikave që e përmirësojnë cilësinë e ajrit, ujin e pastër, përshtatjen ndaj klimës dhe planifikimin e qëndrueshëm urban – si parakushte kryesore për shëndet dhe mirëqenie më të mirë. Kjo strategji konfirmon angazhimin tonë që të veprojmë në kohë, në mënyrë të përgjegjshme dhe sistematike”, theksoi Mexhiti.

Ky dokument i njeh lidhjet e forta midis mjedisit dhe shëndetit – me fokus të veçantë në cilësinë e ajrit, ujin e pijshëm të sigurt, menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme, planifikimin e qëndrueshëm urban dhe uljen e përgjithshme të ekspozimit të qytetarëve ndaj rreziqeve mjedisore dhe klimatike, si parakushte për një gjendje më të mirë shëndetësore të popullsisë dhe uljen e rreziqeve shëndetësore të shkaktuara nga mjedisi.

Në hartimin e Strategjisë morën pjesë mbi 150 përfaqësues nga institucione, organizata qytetare, grupe rinore dhe partnerë zhvillimorë, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor luajti një rol kyç në përfshirjen e aspekteve ekologjike si një komponentë thelbësor e shëndetit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Hapi i ardhshëm është nënshkrimi i përbashkët i Strategjisë në një takim ndërsektorial në vjeshtën e vitit 2025, me pjesëmarrjen e kryeministrit, ministrit të shëndetësisë, drejtorit rajonal të OBSH-së dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet një partner i fortë në promovimin e shëndetit publik dhe mbrojtjes së mjedisit – me një qëllim të qartë: të krijojmë një shtet më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: BDI 20 vite në pushtet e harroi kulturën shqiptare
Next Article Vendim i ri për Pjetër Shalën, i ulet dënimi nga 18 në 13 vjet burgim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?