By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja e saj nderon gjithë botën akademike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja e saj nderon gjithë botën akademike
Maqedoni

Mexhiti uron Presidenten e re të Kosovës: Zgjedhja e saj nderon gjithë botën akademike

admin
Last updated: 07/10/2026 10:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 07 tetor, argument.mk/ – BashkëKryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pulën, duke e vlerësuar zgjedhjen e saj si një hap të rëndësishëm për stabilitetin institucional dhe politik të vendit.

Mexhiti ka theksuar se Shiroka-Pulën e njeh për kontributin e saj intelektual dhe veprat në fushën e ekonomisë.

“Është një intelektuale e dëshmuar, dhe zgjedhja e saj nderon jo vetëm institucionin e Presidentit, por gjithë botën akademike”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, zgjedhja e Shiroka-Pulës përbën një hap të rëndësishëm për forcimin e stabilitetit institucional dhe politik të Kosovës, si dhe për një frymë të re përgjegjësie në një periudhë sfiduese për vendin.

Duke iu referuar edhe procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Mexhiti ka thënë se bëhet fjalë për një periudhë të vështirë për Kosovën.

Ai ka vlerësuar gjithashtu konsensusin politik të arritur, duke e cilësuar atë si dëshmi të pjekurisë politike dhe vizionit për tejkalimin e ngërçeve institucionale.

“Për këtë, përgëzime për kryeministrin Albin Kurti për maturinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Mexhiti.

Në fund, ai ka theksuar se Kosovës i nevojiten institucione të forta, stabilitet dhe unitet politik.

“Urime Kosovë!”, përfundon mesazhi i Mexhitit.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Fakulteti i Ndërtimtarisë prej 77 vitesh nxjerr inxhinierë që ndërtojnë Maqedoninë
Next Article “Mos e harro UÇK-në, por as të ardhmen”, porosia e Ermal Sadikut për presidenten
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?