By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: IA është teknologjia e së ardhmes, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrëse aktive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: IA është teknologjia e së ardhmes, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrëse aktive
Maqedoni

Mickoski: IA është teknologjia e së ardhmes, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrëse aktive

admin
Last updated: 02/10/2026 12:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Inteligjenca artificiale nuk është më teknologji e së ardhmes, por e së tanishmes dhe pyetja e vërtetë sot është se çfarë vendi do të kemi ne në atë ndryshim, thotë kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.

Mickoski, i cili sot foli në “Startup Revolution AI Summit” në Shkup, porositi se Maqedonia nuk duhet të jetë vëzhguese e revolucionit të ri teknologjik, por pjesëmarrëse e saj aktive.
“Inteligjenca artificiale nuk është më teknologji e së ardhmes për të cilën flasim dhe përpiqemi të parashikojmë se si do të ndikojë një ditë në jetën tonë. Është teknologji e së tashmes, e cila tashmë po ndryshon mënyrën se si punojmë, mësojmë, komunikojmë, prodhojmë, shërojmë, hulumtojmë dhe krijojmë kompani. Prandaj, pyetja nuk është më nëse inteligjenca artificiale do t’i ndryshojë ekonomitë dhe shoqëritë tona. Ajo tashmë po ndodh. Pyetja e vërtetë është se çfarë vendi do të kemi në atë ndryshim”, tha Mickoski në fjalimin e tij.
Sipërmarrësit dhe pronarët e kompanive i porositi të mos lejojnë që madhësia e tregut vendor ta përcaktojë sasinë e ambicies së tyre.

“Maqedonia nuk duhet të jetë vëzhguese e revolucionit të ri teknologjik. Ajo duhet të jetë pjesëmarrëse aktive e tij. Në ekonominë e dijes, gjeografia bëhet më pak e rëndësishme, dhe talenti, arsimi, shpejtësia, kreativiteti dhe aftësia për ta shndërruar një ide të mirë në një produkt bëhen më të rëndësishme sesa madhësia e territorit ose numri i banorëve. Ambicia jonë duhet të jetë që idetë, produktet dhe kompanitë e krijuara në Maqedoni të rriten dhe të konkurrojnë në tregjet evropiane dhe globale”, theksoi Mickoski.

Ndërtojeni Maqedoninë, por mendoni globalisht dhe asnjëherë mos lejoni që frika nga mossuksesi të jetë më e fuqishme nga dëshira që të krijoni diçka të re, porositi kryeministri.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike
Next Article Kërcënon bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 51 vjeçari nga Pallatica
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?