Shkup, 02 tetor, argument.mk/ – Më 01.10.2026 në orën 11:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin Xh.B. (51) nga fshati Pallaticë, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 07:30 në një objekt hotelerik në fshat me një mjet të mprehtë e ka kërcënuar personin R.I. (70) nga fshati Pallaticë. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar thika, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

