Shkup, 22 shtator, argument.mk/ – Me krenari e përfaqësojmë Maqedoninë në vendin ku merren vendime të rëndësishme për botën, shkroi kryeministri, Hristijan Mickoski, në Facebook. Ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Sot ishim pjesë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ngjarje që i bashkon përfaqësuesit e shteteve nga e gjithë bota dhe paraqet platformë të rëndësishme për biseda mbi sfidat globale, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkroi Mickoski.
“Me krenari e përfaqësojmë Maqedoninë në vendin ku merren vendime të rëndësishme për botën dhe ku ndërtohen partneritete të bazuara në respekt, dialog dhe interesa të përbashkëta”, shtoi kryeministri.

