By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë mbledh në Romë krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë mbledh në Romë krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor
Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë mbledh në Romë krerët e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor

admin
Last updated: 05/02/2024 09:29
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Krerët e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën (5 shkurt) në kryeqytetin italian për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimeve evropiane.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, i cili bëri publik pak ditë më parë këtë takim, u shpreh se aty do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë takim, që do të mbahet në “Villa Madama” në Romë, do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Takimi ka për qëllim forcimin e koordinimit mbi objektivat dhe prioritetet që do të ndiqen në vitin 2024, në lidhje me integrimin evropian të rajonit të Ballkanit.

Grupi “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i formuar në qershor 2023, bashkon Italinë, Austrinë, Republikën Çeke, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Slloveninë, me synimin për të mbajtur vëmendjen e Bashkimit Evropian në rajon, duke promovuar një përshpejtim e procesit të integrimit.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Thjerëzat, përfitimet e vlerave sipas ngjyrave
Next Article Xhaferi në takim me Girin dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?