By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan
Shqipëri

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

admin
Last updated: 21/08/2026 19:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gojan, 21 gusht Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ishte në fshatin Tenë të Mirditës, i cili ka qenë nën pushtetin e flakëve. Nufi tha se situata është përmirësuar krahasuar me 2 orë më parë, teksa shtoi se ndërhyrja me 2 helikopterë nga ajri ka bërë që rreziku të neutralizohet.

“Në fshatin Tenë në Mirditë kishte një situatë shumë të vështirë para 2 orësh konkretisht, me shpërthimin e një vatre zjarri që ishte shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat nga bashkia, nga zjarrfikëset vendore dhe është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri. Kemi bërë të mundur që 2 helikopterë nga forca ajrore të vinin për të ndërhyrë, pasi për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë. Siç edhe ju e shikoni, duket që situata është nën kontroll. Është situatë e vështirë”, tha mes të tjerash Nufi.

Më tej ministri Nufi deklaroi se në Mirditë çdo ditë përhapen rreth 2-3 vatra zjarri, çka sipas tij tregon se zjarrvëniet mund të jenë të qëllimshme. Nufi theksoi se po punohet që të mos ketë dëme në jetë njerëzish dhe banesa.

“Na vjen keq që përballemi me këtë situatë, pasi në Mirditë dëgjojmë që përhapen çdo ditë nga 2-3 vatra zjarri. Është jashtë logjikës njerëzore, por kjo është punë e Policisë pastaj që të identifikojë shkaqet e këtyre zjarreve. Po bëjmë çmos që të mos kemi asnjë dëm në jetë njerëzore dhe banesa”, vijoi më tej Nufi.

Ministri Nufi tha gjithashtu se situatë tejet problematike vijon të mbetet edhe në Dukat të Vlorës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë. Në Dukat, Nufi tha se janë stacionuar 105 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë Air Tractor.

Në fund, ministri Nufi tregoi se zjarret kanë rrezikuar edhe jetët e ushtarakëve që kanë luftuar me flakët. “Situtata më problematike është në Vlorë, në Dukat. Atje janë 105 efektivë të Forcave të Armatosura. Zjarri po përhapet me shpejtësi. Era na ka penalizuar. Kemi një situatë të vështirë në Gojan të Pukës, për shkak të riaktivizimit të një vatre në Gojan të Madh. Pas Mirditës do të shkojmë edhe në Gojan. Kemi të stacionuar atje mbi 60 efekivë të Forcave të Armatosura. Kemi një situatë të vështirë edhe në Malin e Dajtit. Në Dukat të Vlorës po punohet me 2 avionë ‘Air Tractor’ për shuarjen e flakëve. Kemi një situatë të vështirë edhe në Klos. Dje kemi pasur një situatë të vështirë edhe në Milot. Dje në Milot, edhe në vijë të parë njerëzit kanë rrezikuar edhe jetën, pasi në terren ka pasur edhe shtylla të tensionit të lartë”, tha mes të tjerash ministri Nufi.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët
Next Article Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?