By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale
Kosovë

MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale

admin
Last updated: 27/07/2026 09:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 korrik, zhurnal.mk – Organizata Demokraci Plus (D+) ka evidentuar një varg parregullsish procedurale në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për “Identifikimin dhe regjistrimin e pronave”, kontratë e cila është nënshkruar në vlerë prej 299,740 eurosh.

Sipas raportit, MIT-i më 29 shtator 2025 publikoi njoftimin për nënshkrimin e kontratës me grupin e operatorëve ekonomikë GEO N.N.SH., Vizion Project Sh.P.K., NEWS Sh.P.K. dhe GES Plan Sh.P.K.

Vlera e kontratës përfaqëson 99.91 për qind të vlerës së parashikuar nga autoriteti kontraktues.

D+ vlerëson se gjatë analizimit të dokumentacionit është konstatuar se vetëm një pjesë e kritereve të kualifikimit të përcaktuara në dosjen e tenderit ishin përmbushur nga operatorët ekonomikë. Në veçanti, sipas raportit, kërkesat për kapacitetet teknike dhe profesionale përmbanin elemente që mund ta kufizonin konkurrencën dhe ta cenonin trajtimin e barabartë të operatorëve, shkruan Telegrafi.

Pas një kërkese për rishqyrtim të paraqitur nga GEO CAD Group Sh.P.K., MIT-i kishte miratuar pjesërisht pretendimet dhe kishte ndryshuar disa nga kriteret e tenderit.

Ndër të tjera, kërkesa për tre profesionistë me diplomë bachelor ose master në gjeodezi ishte reduktuar në një profesionist, ndërsa ishte konfirmuar nevoja që operatori ta posedonte një dron fotogrametrik.

Gjithashtu, ishte hequr kufizimi që trajnimet për QGIS të ofroheshin vetëm nga institucione të caktuara sipas shtetit të origjinës, ndërsa ishte sqaruar se certifikimi në këtë program shërbente si dëshmi për aftësitë profesionale në përdorimin e softuerëve GIS.

Megjithatë, D+ konstaton se pas këtyre ndryshimeve nuk ishte respektuar afati minimal ligjor për përgatitjen e ofertave. Formulari për korrigjimin e dosjes ishte publikuar më 26 maj 2025, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 2 qershor 2025.

Sipas raportit, operatorëve duhej t’u sigurohej një periudhë prej së paku dhjetë ditësh për përshtatjen e ofertave me kërkesat e ndryshuara.

D+ ka evidentuar edhe se MIT-i nuk e kishte trajtuar sipas procedurës një kërkesë për sqarim të dorëzuar pas afatit. Në raste të tilla, autoriteti kontraktues duhet ta refuzojë kërkesën dhe ta informojë operatorin ekonomik për arsyen e refuzimit.

Pavarësisht mangësive, në procedurë kishin marrë pjesë tre grupe operatorësh ekonomikë. Oferta më e ulët ishte 167,750 euro, oferta e dytë 232,300.25 euro, ndërsa kontrata ishte lidhur me grupin që kishte ofertuar 299,740 euro.

Raporti ngre shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Sipas D+, në dokumentacion ishin përfshirë pretendime anonime dhe arsye të reja për eliminimin e operatorit ankues, të cilat nuk ishin përfshirë në letrën standarde të eliminimit.

“Qasja e autoritetit kontraktues dhe e OSHP-së nuk është në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe parimet themelore të prokurimit publik”, thuhet në raport.

D+ përfundon se mungesa e konsistencës në vendimmarrje dhe në trajtimin e pretendimeve cenon transparencën, trajtimin e barabartë të operatorëve dhe parashikueshmërinë e procedurave të prokurimit publik.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Mbi 4.070 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Gostivar, institucionet reaguan me vonesë
Next Article Shuhet nga jeta aktori Goce Todorovski
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?