By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti
MaqedoniTOP LAJM

Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti

admin
Last updated: 18/05/2025 21:21
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Deklarimet e funksionarëve shtetërore se pas rastit me tragjedinë në Koçan duhet të hetohen dhe të zbardhen edhe rastet e tjera me tragjeditë paraprake, nxit kërkesa për hetim dhe drejtësi edhe në raste të tjera gjyqësore. Avokati mbrojtës i rastit Monstra, Naser Raufi, kërkon që pushteti të rishikojë sërisht edhe rastet e montuara politike, ku qytetarë të pafajshëm po vuajnë dënime të përjetshme në burgjet e vendit.

“Procedura penale duhet të jetë transparente që të mos të na përsëriten rastet e montuara siç ishin “Monstra”, rasti “Alfa”, “Lagja e Trimave”. Unë mendoj se edhe këto raste duhet të kenë një revizion nga Ministria e Drejtësisë por edhe nga ndihma juridike ndërkombëtare që është e mundur sipas Ligjit për ndihmën ndërkombëtare në lëndët penale. Me realizimin e këtij revizioni sipas meje, do të arrihet që të detektohen fajtorët e vërtet dhe të akuzohen dhe dënohen si p.sh te Rasti “Monstra”, ku vet eksperti pranoi që ka falsifikuar ekspertizën, praktikisht prova kruciale më e rëndësishme. Por, Prokuroria nuk e akuzoi për falsifikim që është situatë paradoksale si në rastin Koçan ku bëhen hetime që nga viti 2012, ashtu duhet edhe në këto raste të hetohen.”, u shpreh avokati mbrojtës Naser Raufi.

Leviç: Aplikimi ka kaluar fazën e parë në Strazbur

Pasi që kaloi gjykimi dhe rigjykimi për rastin “Monstra” deri në instancën më të lartë gjyqësore në vend, të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre drejtësinë po e kërkojnë në Strazbur. Avokatja e rastit “Monstra” në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut, Natasha Najdenova Leviç, për TVM2 njofton se ka kaluar faza e parë nga aplikimi, pas çka gjykata duhet ta njoftojë qeverinë për aplikimin dhe ankesat që përmban.

“Procedura rrjedhë në atë mënyrë që aplikimi dorëzohet në Qeveri që të përgjigjen për përmbajtjen dhe vërejtjet. Kjo procedurë quhet vëzhgim përmes agjentit të qeverisë. Dorëzohen përmes gjykatës deri tek aplikuesi i cili në afat të caktuar duhet t’i përgjigjet kërkesave të agjentit qeveritarë. Këto qëndrime Gjykata e Strazburgut sërisht ia dërgon agjentit Qeveritarë për t’u njoftuar me ato dhe të përgjigjet. Ky komunikim në të dy drejtimet mund të zgjasë 2-3 herë. Në këtë lloj të lëndëve pritet 2-3 vjet.”, u shpreh aplikantja e rastit “Montsra” në Strazurg pa dashur të shpalosë detaje të tjera.

Ndërkohë, Danica Xhonova, Drejtoreshë në Byronë për përfaqësim të Maqedonisë pranë Gjykatës Evropianë për të drejta të njeriut, njoftoi për TVM2 se në adresë të tyre akoma nuk ka arritur aplikimi. Edhe Xhonova, tha se e kanë të ndaluar që në këtë fazë të procedurës të komentohet për aplikimin, por që këto procedura kanë disa faza për të kaluar.

Për vrasjen e pesfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovcës fillimisht u akuzuan 7 qytetarë shqiptarë për veprën penale terorizëm. Në gjykimin e parë i pafajshëm u shpall Rami Sejdi, ndërsa në rigjykim nga akuza u lirua Sami Luta. Aktualiasht 3 të akuzuar, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq dhe Alil Demiri janë të dënuar me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri u dënuan me 15 vite burg ndërsa, Haki Aziri, me 9 vite burg.

Për këtë rast Kryetari i atëhershëm i LSDM-së Zoran Zaev kishte premtuar biseda të përgjuara që sipas tij do të zbardhnin aktorët e vërtet të vrasjes së pesfishtë. Por, edhe pas këtyre premtimeve dhe rigjykimit për rastin që kishte për qëllim shpalosjen e këtyre bisedave, e vërteta që prisinin familjarët, nuk u zbulua. Për këtë rast disa herë u organizuan protesta që kishin për qëllim lirimin e të akuzuarve dhe gjetjen e fajtorëve të vërtet të vrasjes së pesëfishtë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve
Next Article Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?