By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve
MaqedoniTOP LAJM

Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve

admin
Last updated: 18/05/2025 20:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 maj – Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen brenda objekteve shkollore nëse shkollat kanë hapësira të mjaftueshme në distancën e paraparë për zbatimin e maturës, në të kundërtën provimet do të realizohen në hapësirat e fakulteteve të caktuara. Profesori i sociologjisë Liman Aliji potencoi se rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar për të dhënë provimin e maturës shtetërore dhe sipas tij nxënësit më shumë kanë shprehur interesim në lëndën e gjuhës shqipe, angleze dhe më pak interesim ka pasur në matematikë dhe disa lëndë të tjera.

“Shkolla jonë edhe në vitet e mëhershme nxënësit kishin një nivel të lartë të përgatitjes për provimet shtetërore, shumë pak kemi nxënës të cilët na dështojnë në provimet shtetërore që i organizon Ministria e Arsimit. Zakonisht një lëndë është prej gjuhëve, gjuha angleze, gjermane ose frënge. Gjuhën shqipe e kanë të obligueshme pasiqë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Në matematikë dhe në lëndë tjera kemi pak nxënës të interesuar.”, u shpreh profesori i sociologjisë Liman Aliji.

Nxënësit e anketuar thonë se janë përgatitur për provimet interne dhe eksterne. Potencojnë se kanë pasur ndihmën e profesorëve me orë shtesë për përsëritjen e materialit për lëndët e zgjedhura.

“Për provimet e maturës shtetërore jemi përgatit. Unë kam zgjedh lëndët eksterne në shqip dhe anglisht, ndërsa lëndët interne i kam zgjedh informatikën dhe fizikën. Pyetjet janë brenda materialit por çdo vit ndryshojnë, në disa lëndë kemi bërë përsëritje, disa profesorë na kanë mbajtur orë shtesë për përgatitjen e testit të maturës, në disa lëndë nuk kemi mbajtur përsëritje.”, u shpreh një nxënës.

“Për përgatitjen e testeve të maturës ka qenë pak më e vështirë, por me ndihmën e të gjithë profesorëve përveç se gjatë orëve mësimore edhe jashtë orëve të shkollës na kanë ndihmuar që të përgatitemi dhe besoj që do të arrijmë rezultat. Lëndët eksterne i kam zgjedh gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa lëndët interne sociologjinë dhe gjeografinë.”, u shpreh një nxënës.

Sipas të dhënave nga qendra shtetërore e provimeve provimi i parë intern në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht ose serbisht) do të mbahet më 31 maj. Provimi i dytë e ekstern, i cila mund të jetë matematikë ose një gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose italisht), do të mbahet më 11 qershor. Këtë vit, për herë të parë, italishtja përfshihet si lëndë zgjedhore, në përputhje me programin mësimor. Provimet interne do të mbahen nga 17 deri më 25 qershor, ndërsa prezantimet dhe mbrojtja e detyrave të projektit janë duke u zhvilluar.

You Might Also Like

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI reagon ndaj fjalimit të Mickoskit
Next Article Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?