By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Moranë, vijon bojkoti i mësimit, prindërit kërkojnë shkollë më vete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Moranë, vijon bojkoti i mësimit, prindërit kërkojnë shkollë më vete
Maqedoni

Moranë, vijon bojkoti i mësimit, prindërit kërkojnë shkollë më vete

admin
Last updated: 08/10/2024 18:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave nuk japin asnjë detaj nëse në dikasteret e tyre ka arritur kërkesë për mëvetësimin e shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeni¬çanit. Pavarësisht pyetjeve të dërguara nga Alsat, deri në këto momente nuk morëm asnjë përgjigje nëse një procedurë për mëvetësimin e shkollës po shqyrtohet në këto institucione. Nga ana tjetër, në shkollën “Naim Frashëri” vazhdon bojkotimi i mësimit. Nxënësit që takuam në oborrin e shkollës thanë për Alsat se do të mundohen që mësimet e humbura t’i kompensojnë në shtëpi duke konsultuar mësuesit përmes telefonit dhe prindërit e tyre.

“U ndjeva i mërzitur pse nuk erdha në shkollë por shpresoj të kryhet kjo punë. Derisa do të jemi në bojkot unë do të mësoj nga shtëpia”, tha një nxënës.

“Shumë na vjen keq që humbim prej mësimit. Të gjitha këto mësime që I humbim do ti mësojmë në shtëpi. Do të konsultohemi me arsimtarët dhe prindërit në shtëpi. Do ta shfrytëzoj kohën dhe do të lexoj detyrat që më kanë mbet në gjysmë”, theksoi një nxënës tjetër.

Sipas këshillit iniciues mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi i shkollës e cila për momentin funksionon si shkollë periferike e shkollës qendrore të fshatit Studeniçan. Sipas banorëve, kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisur që në vitin 2014 dhe i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve. Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku ka deklaruar se kërkesën për mëvetësimin e shkollës e ka drejtuar në Ministrinë e Arsimit ku nga komisioni përkatës është konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të këtij objekti. Mirëpo, sipas Sadikut procedura është ndërprerë nga Ministria e Financave.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet personi i dyshuar i cili i vuri zjarrin bodrumit në Komunën e Tetovës
Next Article Tokë ndërtimore me çmime të ulëta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?