By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tokë ndërtimore me çmime të ulëta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Tokë ndërtimore me çmime të ulëta
Ekonomi

Tokë ndërtimore me çmime të ulëta

admin
Last updated: 08/10/2024 18:19
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Rritja e transparencës në të gjithë procesin e shitjes së tokës ndërtimore shtetërore duhet të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve në proces dhe në përgjithësi në sektorin e ndërtimit, ku në dekadat e fundit janë grumbulluar probleme serioze dhe ky sektor është bërë një nga më të ndjeshmit ndaj korrupsionit.

Hulumtimi i Qendrës për Komunikim Qytetarë ka zbuluar se komunat nuk i informojnë qytetarët për shitjet e realizuara të tokës ndërtimore shtetërore. Sipas raportit, komunat i publikojnë vendimet për tjetërsimin e tokës vetëm në Gazetën Zyrtare, mirëpo asnjë nga komunat e monitoruara nuk ndërmarrin aktivitete të tjera për informimin e qytetarëve, përkatësisht vendimet e marra për shitjen e tokës dhe kontratat e lidhura me blerësit nuk i publikojnë as në ueb-faqet e tyre. “Mos-transparenca shkon deri në atë masë sa disa nga komunat nuk i kanë dorëzuar kontratat e lidhura edhe përmes kërkesës për qasje në informacione publike. Në këtë mënyrë parandalohet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe rritet rreziku i abuzimit”, thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, çmimi për një metër katror tokë shtetërore në pesë vitet e fundit varionte nga 71 deri në 18.400 denarë, ndërsa në procedurat për shitjen e ndërtimit shtetëror kanë marrë pjesë mesatarisht katër blerës potencial.

“Me këtë rekomandohet që komunat të publikojnë në faqet e tyre të internetit vendimet për tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, si dhe kontratat e lidhura me blerësit e tokës shtetërore. Në këtë mënyrë do të mundësohet një pasqyrë më e madhe për qytetarët dhe do të mund të vërehen paligjshmëritë e mundshme në proces”, thonë nga Qendra duke shtuar se gjithashtu se rritja e transparencës në të gjithë procesin e shitjes së tokës ndërtimore shtetërore duhet të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve në proces dhe në përgjithësi në sektorin e ndërtimit, ku në dekadat e fundit janë grumbulluar probleme serioze dhe ky sektor është bërë një nga më të ndjeshmit ndaj korrupsionit.

“Gjashtë nga tetë komunat e monitoruara (Manastrir, Negotinë, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë dhe Shtip), në pesë vitet e fundit kanë shitur 507.826 m2 tokë ndërtimore në pronësi të shtetit. Qëllimi i tokës ndërtimore ishte për banim familjar, për industri të lehtë dhe jo ndotëse, magazina, komplekse hoteliere. Toka ndërtimore në pronësi të shteti iu shit 41 personave juridik dhe 17 personave fizik. Komuna e Tetovës dhe e Çairit nuk kanë shpallur dhe shitur asnjë parcelë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023. Nga shitja e tokës gjashtë komunat në pesë vitet e fundit kanë realizuar të ardhura prej 20 milionë eurosh. Më shumë se gjysmën apo tokë në vlerë prej 11 milionë euro e ka shitur komuna e Kumanovës. Komuna e Strumicës, Shtipit dhe Kumanovës inkasuan 16.3 milionë denarë ose 265 mijë euro nga gjobat kontraktuale. Kërçova dhe Negotina nuk kanë inkasuar gjoba, ndërsa komuna e Manastirit thotë se gjobat aktualisht janë duke u inkasuar, por nuk japin informacion se sa para ka mbledhur nga gjobat kontraktuale të mbledhura nga shitja e tokës ndërtimore shtetërore”, thuhet në raport.

Hulumtimi është përgatitur në kuadër të projektit “Mbrojtja nga korrupsioni” me ndihmë financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, të implementuar nga Qendra për Komunikim Qytetarë, në periudhën prej 1 nëntor 2021 deri më 31 tetor 2024. (koha.mk)

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moranë, vijon bojkoti i mësimit, prindërit kërkojnë shkollë më vete
Next Article Siljanovska takoi Begajn

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?