By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Mos bëj rolin e prokurorit”, debat mes Ndrecës dhe Alimehmetit: Nëse i beson SPAK-ut, mos shko të protestosh poshtë ballkonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Mos bëj rolin e prokurorit”, debat mes Ndrecës dhe Alimehmetit: Nëse i beson SPAK-ut, mos shko të protestosh poshtë ballkonit
Shqipëri

“Mos bëj rolin e prokurorit”, debat mes Ndrecës dhe Alimehmetit: Nëse i beson SPAK-ut, mos shko të protestosh poshtë ballkonit

admin
Last updated: 01/05/2024 22:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel pati një debat mes deputetit socialist Plarent Ndreca dhe këshilltarit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti lidhur me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

Alimehmeti shpjegoi pse opozita është përqendruar me protestat para bashkisë së Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka kryer shkelje në procedurat e ndjekura për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa, Ndreca tha se Alimehmeti nuk mund të luajë rolin e prokurorit dhe theksoi se nëse ai beson tek institucionet, atëherë nuk ka pse të jetë në protestat që militantët e Berishës mbajnë poshtë ballkonit të banesës së tij.

Pjesë nga debati në studio:

Alimehmeti: Ne jemi të qartë që atje nuk ka një incenerator dhe vazhdon pagesa për inceneratorin. Ne kemi nevojë të veprohet shpejt për të ndaluar dëmin ekonomik madhor të mbështetur politikisht.

Ndreca: Kur merret doktori me çështje juridike, konkluzioni kështu do dalë. Nuk e thashë pa qëllim që është kthyer në çmendinë politike opozita se çohet në mëngjes dhe thtoë SPAK dhe në mbrëmje thotë “SKAP”. Ne po hetohemi dhe nuk sheh asnjë shqetësim nga asnjëri prej nesh dhe kemi pasur durimin e duhur për të pritur atë çfarë thonë institucionet. Fakti që nuk ka incinerator, nuk do të thotë se mbetjet nuk përpunohen. Ku shkojnë këto plehra? Sepse Tirana sot është e pastër. Opozitë institucionale që sillen si bandita unë nuk kam parë. U është dhënë vota për të përfaqësuar qytetarët dhe i vënë flakën godinave.

Alihmehmeti: Më dolët personale, më lejoni të përgjigjem tani
Ndreca: Personale nuk kam asgjë, je përfaqësues politik këtu
Alimehmeti: Mos vini në gojën time fjalë që nuk e kam thënë.
Ndreca: Më thuaj një fjalë që nuk e the
Alimehmeti: Unë besoj në cdo institucion
Ndreca: Atëherë pse bën prokurorin duke u futur në detaje. Sot babain tënd politike e ken ë ballkon të akuzuar nga SPAK dhe non-grata nga BE. Nuk gjen asnjë nga ne të thotë të shkojë në burg.
Alimehmeti: Keni ardhur me paragjykime.
Ndreca: Nëse ti vjen e bën prokurorin këtu, do të thotë se ti nuk u beson institucioneve. Nëse u beson, atëherë pse shkon e proteston poshtë ballkonit? Nëse ti i beson institucioneve, mos shko të protestosh poshtë ballkonit.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
Next Article Si të pastroni gjakun nga yndyra?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?