By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJ e Italisë dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJ e Italisë dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Maqedoni

MPJ e Italisë dënon sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

admin
Last updated: 02/12/2024 08:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka dënuar ashpër sulmin e së premtes në kanalin e Ibër-Lepencit, raporton Ekonomia Online.

Në një reagim të bërë në platformën “X”, MPJ e Italisë e cilëson sulmin të neveritshëm.

Tutje thonë se kanë mirëpritur reagimin e shpejtë të KFOR-it dhe EULEX-it ndaj autoriteteve dhe popullit të Kosovës.

“Italia dënon sulmin e neveritshëm në kanalin ujor të Zubin Potokut, një infrastrukturë e rëndësishme kritike e vendit. Mirëpresim ndihmën e shpejtë të ofruar nga KFOR-i dhe EULEX-i autoriteteve dhe popullit të Kosovës, të cilëve u shprehim solidaritetin tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Deri tani Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur Ministri Xhelal Sveçla i cili tha se emrat s’mund të bëhen publik për shkak të hetimeve. Ndërsa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se sipas ekspertëve ishte përdorur 15 kilogram eksploziv për sulmin, ndërsa tha se ishin konfiskuar armatim, uniforma ushtarake, zolla, thika.

Ndërsa dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në zonat e prekura nga sulmi, po i kthehet normalitetit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi mban seancë plenare, shqyrton Projekt-Rezolutën për katër vjet qeverisje
Next Article Në Kuvend do të mblidhen dy komisione

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?