By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MSH: Është transportuar me sukses pacienti me lëndime serioze nga Kushadasi i Turqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MSH: Është transportuar me sukses pacienti me lëndime serioze nga Kushadasi i Turqisë
Maqedoni

MSH: Është transportuar me sukses pacienti me lëndime serioze nga Kushadasi i Turqisë

admin
Last updated: 08/08/2026 20:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Falë reagimit të shpejtë dhe veprimit të koordinuar të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe ekipeve mjekësore, një pacient nga Shkupi me lëndim të boshtit kurrizor është transportuar në mënyrë të sigurt nga Turqia dhe është pranuar në Klinikën Universitare për TOARILUC, informon MSH.

Pacienti, siç njoftojnë e ka pësuar lëndimin gjatë një incidenti në një rrëshqitëse uji, ndërsa ishte me pushime në vendpushimin turk të Kushadasit. Më 23 korrik, në një spital lokal i është kryer ndërhyrje kirurgjikale, ku ka qëndruar për trajtim deri në transferimin e tij në vend.

“Duke marrë parasysh seriozitetin e lëndimit dhe rekomandimin e mjekëve nga Turqia, Ministria e Shëndetësisë u përfshi menjëherë në koordinimin e institucioneve kompetente dhe të institucioneve shëndetësore. Në bashkëpunim me Qeverinë dhe Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, u organizua transporti mjekësor ajror me aeroplan qeveritar. Ky operacion kompleks mjekësor është shembull i rëndësisë së koordinimit institucional në kohë dhe efikas, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, njoftoi MSH-ja.

Ministria e Shëndetësisë ishte në komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe ekipet mjekësore të përfshira, me qëllim që pacienti të transportohej në mënyrë të sigurt dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm në vend, si dhe t’i sigurohej vazhdimi i trajtimit.

“Për shkak të seriozitetit të lëndimit dhe nevojës për transport të shpejtë dhe të sigurt, kolegët kërkuan që pacienti të transportohej në rrugë ajrore. I jemi mirënjohës Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë dhe Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për reagimin në kohë dhe mbështetjen në realizimin e transportit”, deklaroi drejtori i Klinikës, dr. Igor Merxhanovski.

Në Turqi u dërgua një ekip profesional mjekësor, i udhëhequr nga drejtuesja e KARIL-it, dr. Marta Treneva. Ekipi e mori pacientin dhe siguroi kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore gjatë gjithë transportit deri në Shkup.

Pacienti është transportuar me sukses dhe është vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv pranë Klinikës për TOARILUC, ku do të vazhdojë trajtimi i tij.

“Pacienti është në gjendje shëndetësore që kërkon mjekim intensiv. Dokumentacioni mjekësor është shqyrtuar, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale e kryer në Turqi është vlerësuar si e përshtatshme dhe e realizuar në mënyrë profesionale. Lëndimet e bushtit kurrizore bëjnë pjesë ndër lëndimet më serioze dhe kërkojnë monitorim të kujdesshëm, qasje multidisiplinare dhe trajtim afatgjatë”, theksoi dr. Merxhanoski.

Në periudhën e ardhshme do të kryhen ekzaminime shtesë, pas së cilave do të përcaktohet rrjedha e mëtejshme e trajtimit dhe rehabilitimit. Në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientit, parashikohet edhe terapi fizikale në qendrën spinale në vend.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kolumbia ka presidentin e ri, De la Espriella merr zyrtarisht detyrën
Next Article Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?