By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muaji gusht sjell fluksin maksimal, Durrësi mbushë hotelet 100%
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Muaji gusht sjell fluksin maksimal, Durrësi mbushë hotelet 100%
Shqipëri

Muaji gusht sjell fluksin maksimal, Durrësi mbushë hotelet 100%

admin
Last updated: 08/08/2026 19:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Durrës, 8 gusht Zhurnal.mk – Java e parë e gushtit ka sjellë një fluks të lartë vizitorësh në bregdetin e Durrësit, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet më të frekuentuara të sezonit. Plazhet janë mbushur me pushues vendas, shqiptarë të diasporës dhe turistë të huaj, ndërsa operatorët turistikë raportojnë kërkesë të lartë për prenotime gjatë gjithë muajit.

Sipas përfaqësuesve të sektorit të turizmit, hotelet në Durrës pritet të arrijnë kapacitet të plotë gjatë gushtit. Krahas shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kërkesë të lartë kanë turistët nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Franca, Armenia dhe Portugalia.

“Ka nisur mirë muaji gusht dhe të gjitha hotelet e Durrësit parashikohet të kenë shitje 100%. Përveç turistëve të huaj dhe shqiptarëve të diasporës, ka pasur kërkesë të lartë për muajin gusht. Pjesa më e madhe janë turistët polakë, pastaj çekë e sllovakë, francezë dhe turistë nga Armenia dhe Portugalia”, tha Blerim Norja – Përfaqësues i sektorit të turizmit.

Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet që ofron bregdeti i Durrësit. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit thonë se rikthehen çdo vit pranë familjeve, ndërsa turistët e huaj vlerësojnë plazhet dhe klimën e qytetit.

“Çdo vit vij pushoj këtu në Durrës. Uji super, pastërtia dhe fëmijët po kënaqen. Ne jetojmë në Zvicër, por çdo vit vijmë këtu në Durrës.”

“Kam ardhur nga New Yorku. Bregdeti është mirë, por në disa vende shezlongët janë shumë shtrenjtë. Këtu është shumë mirë, ka qetësi dhe rregull. Unë vij çdo vit. Pastërtia është shumë mirë”, shprehen disa pushuese.

Për turistët që e vizitojnë Durrësin për herë të parë, plazhi dhe rëra mbeten ndër elementët më të vlerësuar.

“Jam nga Polonia. Po, është hera e parë. Plazhi është i pastër, me rërë të butë dhe shumë i bukur. Është vërtet shumë bukur dhe gjithashtu shumë nxehtë këtu. Kam qenë disa herë në Egjipt, por këtu është më mirë, shumë më mirë, mendoj unë”, tha turisti.

Me fluksin që pritet të vijojë gjatë gjithë gushtit, operatorët turistikë mbeten optimistë se sezoni do të vijojë me ritme të larta. Prenotimet dhe numri i vizitorëve pritet ta mbajnë bregdetin e Durrësit të mbushur gjatë gjithë muajit.

You Might Also Like

Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë

Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuka, Mitropoliti i Korçës: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy

U vra nga shoku i fëmijërisë, Joan Zuko dyshohet se u përfshi në sherr me autorin, 20 vjeçarit të Forcave të Armatosura i gjendet një thikë në dorë

Kosovarët drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinës mbi 41 mijë hyrje për 12 orë

Kolonë 500-metërshe në Dheun e Bardhë, pritja në dalje kalon tre orë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 2 persona janë arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve
Next Article Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden, djali i tij Hunter: Kanceri është përhapur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?