By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në procedurën gjyqësore, por mjekët bullgarë mund ta vizitojnë Iva Mihajlovën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në procedurën gjyqësore, por mjekët bullgarë mund ta vizitojnë Iva Mihajlovën
Maqedoni

Mucunski: Qeveria nuk mund të ndërhyjë në procedurën gjyqësore, por mjekët bullgarë mund ta vizitojnë Iva Mihajlovën

admin
Last updated: 08/10/2026 16:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sofje, 08 tetor, argument.mk/ – Maqedonia e Veriut është e gatshme të lejojë ardhjen e mjekëve specialistë nga Bullgaria, të cilët do të mund të njihen me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin mjekësor të Iva Mihajlovës, ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, transmeton argument.mk/.

Megjithatë, Mucunski ka theksuar se pushteti ekzekutiv nuk mund të ndërhyjë në procedurën gjyqësore ndaj Mihajlovës dhe në vendimet e organeve të drejtësisë.

“Kur bëhet fjalë për rastin e Iva Mihajlovës, ekzistojnë dy aspekte që duhet t’i ndajmë. I pari lidhet me procedurën gjyqësore për aktakuzën e ngritur. Dua të theksoj se, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kur keni një sistem të bazuar në sundimin e ligjit dhe një sistem të vendosur të qeverisjes së mirë, nuk është detyrë e pushtetit ekzekutiv të ndërhyjë në vendimet që marrin organet gjyqësore”, tha Mucunski.

Ai sqaroi se kjo përfshin Prokurorinë dhe sistemin gjyqësor në vend, ndërsa vendimi për masën e paraburgimit është marrë nga sistemi gjyqësor dhe çdo çështje që lidhet me ligjshmërinë e paraburgimit mund të trajtohet vetëm në kuadër të procedurave gjyqësore.

Sipas Mucunski, aspekti i dytë lidhet me gjendjen shëndetësore të të akuzuarës, Iva Mihajlovës. Ai tha se sistemi shëndetësor i vendit siguron kujdes shëndetësor adekuat dhe bashkëkohor për çdo qytetar.

Mucunski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka propozuar që mjekë specialistë nga Bullgaria të vijnë në vend dhe të verifikojnë se Mihajlovës i ofrohet trajtimi i duhur mjekësor.

“Ne e shohim këtë si një gjest të vullnetit të mirë. Kjo nuk është detyrimi ynë, por duhet të flas shumë hapur dhe drejtpërdrejt. Për shkak të mungesës së besimit që ekziston ndërmjet qeverive, duhet të fillojmë diku të ndërtojmë besimin”, tha ministri.

Ai theksoi se nuk mund ta komentojë procedurën gjyqësore dhe se institucionet duhet të lejojnë funksionimin e sistemit të sundimit të ligjit.

“Por nuk kemi asgjë kundër që t’u tregojmë përfaqësuesve mjekësorë nga Bullgaria se të akuzuarës i është siguruar trajtim adekuat mjekësor”, përfundoi Mucunski.https://argument.mk/

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE reagon sërish për shkak të ligjit mbi Dhomat e Specializuara
Next Article Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?