By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski – Saar: Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski – Saar: Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor
Maqedoni

Mucunski – Saar: Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor

admin
Last updated: 27/01/2025 11:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Thellimi i marërdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në  bashkëpunimin ekonomik, teknologjik dhe shkencor, kanë qenë temat në bisedën e sotme telefonike të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit Izraelit, Gideon Saar.

Dy ministrat, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kanë diskutuar për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushat si arsimi, shëndetësia, bujqësia,m startap ekosistemet, teknologjia dhe kultura.

Gjatë bisedës, ministrat shkëmbyen mendime për situatën aktuale rajonale dhe globale, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Ministri Mucunski, siç thuhet në kumtesë, e shfrytëzoi bisedën për të uruar Saar për zgjedhjen e tij në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Ai theksoi se udhëheqja e tij vjen në një kohë sfiduese për Izraelin.

Mucunski përshëndeti gjithashtu marrëveshjen e fundit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Gaza, duke e theksuar atë si një hap të rëndësishëm humanitar përpara dhe një mundësi për të vendosur paqen e qëndrueshme në të gjithë rajonin.

Ministri Mucunski e informoi bashkëbiseduesin për shënimin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit dhe respektit për komunitetin hebre dhe trashëgiminë e tij në vendin tonë.

Të dy ministrat ranë dakord për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në interes të të dy vendeve, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gërvalla në Poloni për të nderuar viktimat e Holokaustit në 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic
Next Article Palevski kërkoi përjashtimin e prokurores Kërstevska dhe gjithë PTHP-së, gjykimi shtyhet për më 3 shkurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?