By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom
Maqedoni

Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom

admin
Last updated: 10/10/2025 13:34
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 tetor – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, u sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Sulstrom, në të cilin u shqyrtuan çështje me rëndësi strategjike për integrimin evropian të vendit, zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimor.

Ministri Murtezani, si Koordinator Nacional për Zbatimin e Agjendës së Reformave, informoi rreth aktiviteteve të vazhdueshme që Qeveria po ndërmerr në drejtim të avancimit e sundimit të së drejtës, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe rritjen e kapaciteteve administrative për zbatimin e politikave evropiane. Ai theksoi se Qeveria në mënyrë aktive po i harmonizon prioritetet e saja reformuese me qëllimet e Planit të Rritjes, me fokus të veçantë në ndryshimet strukturore që mundësojnë integrim më të shpejtë në tregun e vetëm evropian.

Ministri theksoi rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Suedisë si një nga mbështetësit më të qëndrueshëm të perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar në veçanti bashkëpunimin zhvillimor në kuadër të Strategjisë Suedeze për bashkëpunim për reforma me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (2021-2027), e cila, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), kontribuon për progresin në fushat e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ai tha se SIDA mbetet shembull i angazhimit afatgjatë dhe koherent të donatorëve, përmes të cilit po realizohen projekte të shumta institucionale dhe shoqërore në përputhje me prioritetet nacionale.

Nga ana suedeze, ambasadori Sulstrom konfirmoi gatishmërinë e Suedisë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues dhe të mbështetje të proceseve reformuese të Maqedonisë së Veriut në kontekst të integrimit të saj evropian. Ministri dhe Ambasadori riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit më intensiv teknik dhe ekspert përmes Tuining dhe “TAIEX” programeve(IPA tuining dhe TAIEX), të cilat janë instrumente kyçe për transferimin e njohurive dhe përvojës evropiane në procesin e harmonizimit me acquis communautaire. Murtezani dhe Sulstrom vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë karakterizohen me stabilitet, respekt të ndërsjellë dhe përforcim të vazhdueshëm, që paraqet bazë reale për avancimin e tyre të mëtejshëm në frymën e bashkëpunimit evropian dhe vlerave të përbashkëta.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025
Next Article Parku i Qytetit dhe Qendra e Re Administrative, vizioni i Bajram Rexhepit për një qytet modern dhe të gjelbër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?