By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Parku i Qytetit dhe Qendra e Re Administrative, vizioni i Bajram Rexhepit për një qytet modern dhe të gjelbër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Parku i Qytetit dhe Qendra e Re Administrative, vizioni i Bajram Rexhepit për një qytet modern dhe të gjelbër
Maqedoni

Parku i Qytetit dhe Qendra e Re Administrative, vizioni i Bajram Rexhepit për një qytet modern dhe të gjelbër

admin
Last updated: 10/10/2025 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 10 tetor – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze për transformimin e qytetit — shndërrimin e kazermës së vjetër në Parkun e Qytetit dhe Qendrën e Re Administrative të Tetovës.

Sipas planit, në një hapësirë prej 150.000 m² do të ndërtohet parku më i madh qytetar, me gjelbërim, shëtitore, zona për rekreacion, aktivitete sportive dhe kulturore. Përkrah tij, në një sipërfaqe prej 45.000 m², do të ngrihet Qendra e Re Administrative, ku do të vendosen institucionet kryesore publike si Komuna, Gjykata, Prokuroria, Policia, Kadastra dhe Librat Amë.

Bajram Rexhepi theksoi se ky projekt është themelor për transformimin e Tetovës në një qytet modern, funksional dhe të jetueshëm.

“Tetova ka nevojë për frymëmarrje, për gjelbërim dhe rregull urban. Me këtë projekt, qyteti fiton një park të madh, fundin e kaosit në qendër dhe një qendër të re administrative ku çdo qytetar do ta ketë më lehtë qasjen në institucionet publike,” u shpreh Rexhepi.

Projektet pritet të sjellin:
✅ Parkun e parë të madh publik në qytet.
✅ Rend urban dhe fund kaosit të komunikacionit.
✅ Shërbime administrative të bashkuara në një vend.
✅ Rreth 1000 vende të reja parkimi.
✅ Më shumë hapësirë të gjelbër dhe rekreative për qytetarët.

Sipas Rexhepit, ky është fillimi i transformimit të madh të Tetovës, që do ta kthejë qytetin në një qendër të zhvillimit, gjelbërimit dhe planifikimit të qëndrueshëm urban.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murtezani takon ambasadorin e sapoemëruar suedez, Sulstrom
Next Article Pacientët me kancer në tru presin dy muaj për rezultatet e rezonancës magnetike në RMV, Radiologjia: Jemi të mbingarkuar, duhet decentralizim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?