By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muzeu Etnografik i Krujës, Hafizi për ATSH-në: 10 mijë vizitorë vendas e të huaj shfaqën interes në vetëm dy muaj nga rihapja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Muzeu Etnografik i Krujës, Hafizi për ATSH-në: 10 mijë vizitorë vendas e të huaj shfaqën interes në vetëm dy muaj nga rihapja
Kulturë

Muzeu Etnografik i Krujës, Hafizi për ATSH-në: 10 mijë vizitorë vendas e të huaj shfaqën interes në vetëm dy muaj nga rihapja

admin
Last updated: 01/10/2024 11:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Mijëra vizitorë vendas e të huaj kanë treguar interes për trashëgiminë kulturore dhe traditat shqiptare të ekspozuara në Muzeun Etnografik të Krujës.

Në dy muaj nga rihapja e tij, pas restaurimit të kryer në kuadër të programit EU4Culture të financuar nga Bashkimi Europian zbatuar nga UNOPS në partneritet të ngushtë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në muze ka pasur një fluks të lartë vizitorësh çdo ditë.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik, Krujë, Mehdi Hafizi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “në dy muaj nga rihapja muzeu Etnografik u vizitua nga rreth 10 mijë vizitorë vendas e të huaj”.

Sipas tij, përveç vizitorëve vendas, një numër të lartë zënë edhe vizitorët e huaj si italianë, francezë, amerikanë, spanjollë, polakë etj.

Hafizi u shpreh se “pas restaurimit muzeu tashmë është një ndalesë e pashmangshme për vizitorët në qytetin e Krujës. Ai u ofron vizitorëve një pamje unike të kulturës dhe traditave shqiptare. Me rreth 1000 artefakte, ekrane multimediale dhe ekspozita interaktive, vizita në muze sjell një përvojë tërheqëse për të gjitha moshat”.

Hafizi vë në dukje se Muzeu Etnografik i Krujës ofron një eksperiencë të prekshme nëpër traditën dhe zakonet e shtëpisë shqiptare përgjatë shekujve.

“Ky muze klasifikohet si një monument kulture i kategorisë së parë, i vlerësuar gjerësisht për karakterin e pastër ballkanik dhe për ndjesinë unike të thjeshtësisë rurale. Shtëpia-muze ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës”, theksoi Hafizi.

I vendosur në rezidencën historike të familjes Toptani, e ndërtuar në vitin 1764, ky muze paraqet trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë.

Muzeu Etnografik i Krujës është një ndërtesë e tipit “çardak”. Në mjediset e brendshme, si edhe tek objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës, duke filluar që 300 vjet përpara.

Ceremonia e rihapjes së Muzeut Etnografik në Krujë u zhvillua më 23 korrik të këtij viti.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balotelli befason të gjithë, drejt transferimit në ligën e tretë të Spanjës
Next Article Hasani në Uashington: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?