By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin
Shqipëri

Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin

admin
Last updated: 21/08/2026 10:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës si një hapësirë që do të rrëfejë historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe lundrimin.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për realizimin e kësaj vepre që i shtohet ofertës kulturore e turistike të Shkodrës, ndërsa zona përjeton rritje të flukseve turistike.

Muzeu Kombëtar i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik.

Shkodra e ka të lidhur fort imazhin me atë të liqenit dhe një muze lundrimi i shkon tamam përshtat hovit turistik që po përjeton kryeqendra e veriut.

Ky muze pritet të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët.

Ai  formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme.

Muzeu do të ketë një ekspozitë të përhershme, një kënd për fëmijë, një laborator për rikrijimin e varkave dhe një dhomë edukative.

Projekti me vlerë 2,4 milionë euro është financim i Bashkimit Evropian përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trashëgimia kulturore nënujore, thesaret e fshehura të historisë
Next Article Nëntë vatra aktive zjarri dhe 1 nën monitorim, situatë problematike në Gojan–Gjegjan
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?