By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë
MaqedoniTOP LAJM

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

admin
Last updated: 21/08/2026 18:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 21 gusht Zhurnal.mk – Çmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri po i shtyn gjithnjë e më shumë banorë të Dibrës të kalojnë kufirin drejt Maqedonisë së Veriut për t’u furnizuar me naftë dhe për të blerë produkte të shportës.

Aktualisht, një litër naftë në tregun shqiptar tregtohet me rreth 219 lekë, ndërsa në zonën e Dibrës së Madhe çmimi raportohet rreth 160 lekë për litër. Diferenca prej afro 60 lekësh për litër ka bërë që shumë drejtues automjetesh të zgjedhin furnizimin në anën tjetër të kufirit.

Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë radhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës. Sipas të dhënave, drejtuesit e mjeteve janë përballur me pritje të zgjatura për të kaluar kufirin, për shkak të numrit të madh të automjeteve që po udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut.

Krahas karburantit, banorët po shfrytëzojnë kalimin kufitar edhe për blerjen e produkteve ushqimore, duke iu drejtuar tregjeve në Dibër të Madhe për shkak të diferencave të çmimeve.

Fluksi në rritje vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar “One Stop”, marrëveshje e cila synon lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave në pikën kufitare.

Megjithatë, rreth dy muaj pas nënshkrimit, sistemi ende nuk ka nisur zbatimin, pasi marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve.

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Zjarri në Nikushtak ende jashtë kontrollit, pritet ndërhyrje nga ajri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit
Next Article Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?