By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndalohet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ndalohet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte në Shkup
Kronika

Ndalohet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e një kasaforte në Shkup

admin
Last updated: 19/04/2024 10:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se autoritetet kanë zbuluar njërin prej personave të dyshuar për vjedhjen e kasafortës në Cërnicë të Shkupit. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë paraburgim ndaj personit 23 vjeç, ndërsa theksojnë se i njëjti bashkë me tre persona të tjerë, natën mes 31 marsit dhe 1 prillit, kanë shkaktuar gjithsej dëm në vlerë të 285.000 denarëve.

“I dyshuari në natën ndërmjet 31 marsit dhe 1 prillit, së bashku me tre persona të tjerë, kanë hyrë në një market të mbyllur në rrugën Vostaniçka në Shkup, kanë marrë një kasafortë metalike në vlerë prej 12.000 denarë, qarkullim ditor në vlerë prej 228.000 denarë dhe cigare në vlerë prej 45.000. denarë, gjegjësisht vlerë e përgjithshme prej 285.000 denarëve. Ata kanë mbërritur para marketit me një automjet, duke përdorur mjetet përkatëse – hebëll, pincë, etj., kanë punuar në derën e hyrjes së marketit, por nuk kanë arritur ta hapin.

Njëri prej autorëve ka ndezur automjetin dhe ka vozitur praka, duke thyer të dyja dyert rrëshqitëse. Më pas së bashku me të dyshuarit e tjerë i kanë çmontuar dhe i kanë vendosur pranë hyrjes së marketit. Përmes hapjes së bërë në këtë mënyrë, i dyshuari së bashku me persona të tjerë kanë hyrë në dhomën e dedikuar për punonjësit nga ku kanë marrë kasafortën metalike me qarkullimin ditore dhe cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thonë nga Prokuroria.

You Might Also Like

Gjenden marihuanë dhe kokainë në Shtip, privohen nga liria tre persona, është ngritur kallëzim penal

Digjet vetura në një vend parkimi në Tetovë

Zjarr në kasolle bagëtishë në fshatin Gllogjë

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës

Aksident me katër automjete në rrugën Gostivar–Strazhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun
Next Article Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?