By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate
Maqedoni

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

admin
Last updated: 28/11/2026 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 nëntor, Argument – Zv. kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në mbledhjen e përbashkët të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend, theksoi se raporti përbën bazë për një debat të hapur dhe të përgjegjshëm, duke nënvizuar se integrimi evropian kërkon vazhdimësi institucionale, mbikëqyrje parlamentare dhe përfshirje të gjerë shoqërore, njoftojnë nga MÇE.

Ai theksoi në dukje se Komisioni Evropian njeh angazhimin aktiv të vendit në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, raporti evidenton nevojën për rezultate të mëtejshme në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, administratën publike dhe zbatimin e legjislacionit.

Duke iu referuar analizave të ndryshme të raportit, ministri theksoi se institucionet dhe organizatat mund të përdorin metodologji të ndryshme, por debati nuk duhet të reduktohet në statistika të izoluara ose vlerësime konkurruese. Sipas tij, vëmendja duhet të jetë te gjetjet konkrete, rekomandimet dhe përgjegjësia për zbatimin e tyre.

Sali iu referua edhe konstatimit të Komisionit për mungesë përparimi në ndryshimet kushtetuese të përmendura në konkluzionet e Këshillit të vitit 2022, duke theksuar rëndësinë e dialogut serioz, procedurave demokratike dhe respektimit të shqetësimeve legjitime të qytetarëve.

Ministri theksoi se Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes duhet t’i lidhin reformat me përfitime të prekshme, përmes integrimit gradual në tregun e vetëm evropian, shërbimeve publike më efikase dhe mundësive të reja për bizneset. Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë koordinimin me institucionet përgjegjëse, identifikimin e vonesave dhe ndjekjen e rezultateve të matshme.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hilaria Baldwin tregon sekretin e martesës së suksesshme me Alec
Next Article Ndërron jetë ish-Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi, mesazhe ngushëllimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?