By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërtimi i deponisë rajonale në Novaci, vitin e ardhshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndërtimi i deponisë rajonale në Novaci, vitin e ardhshëm
Maqedoni

Ndërtimi i deponisë rajonale në Novaci, vitin e ardhshëm

admin
Last updated: 26/05/2024 17:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Novac, 26 maj – Dhe derisa ndërtimi i deponisë rajonale është paralajmëruar për vite me radhë, çdo ditë komunat hedhin mbeturina në deponitë e paligjshme. Tani nga Ministria e Mjedisit Jetësor për Alsat-in paralajmëruan se ndërtimi i deponisë rajonale për rajonin jugperëndimor dhe të Pellagonisë në Novaci të Manastirit do të fillojë në vitin 2025.

“Aktivitetet për ndërtimin e deponisë për rajonet Jugperëndimore dhe të Pellagonisë zhvillohen në përputhje me planin e projektit. Në rrjedhë është përgatitja e dokumentacionit të tenderit për ndërtim. Për momentin finalizohet tenderi për pajisje (automjete, kosha) dhe për mbikëqyrje. Ndërtimi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Ministrja ende aktuale e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova, në maj të vitit të kaluar tha se deri në fund të vitit 2024, do të kishin me çfarë të lëvdohen. Por, tani projekti do të presë deri në vitin 2025.

“Të mos presë opinioni se ne do të kemi deponi të plotë në disa hektarë. Ky është proces, kur mbyllet një qeli, niset e dyta, e treta, etj, në përputhje me kapacitetin e deponisë. Shpresoj se deri në fund të vitit 2024, atje do të kemi diçka me të cilën do të lavdohemi”, tha Kaja Shukova – ministre e Mjedisit Jetësor.

Ndërsa bëhen ankandet me datat, aktivistët e shoqërisë civile tashmë tre vite me radhë zhvillojnë betejë juridike me institucionet për deponinë e paligjshme në Strugë. Lënda gjendet tashmë 8 muaj në fazë të ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Kjo është një sjellje e papranueshme e Gjykatës së Apelit në Manastir, sepse është një padi, kërkesa e së cilës është marrja e masave urgjente dhe të paprolongueshme për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të shëndetit të qytetarëve në komunë, gjë që është në interes publik. Dhe qëndrimi i këtillë i Gjykatës së Apelit ndaj zgjidhjes së një çështjeje kaq madhore është i papranueshëm”, tha Gligorie Qatoski – aktivist civil.

Në vitin 2021, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë ngriti padi kundër Komunës së Strugës, Ndërmarrjes komunale të Strugës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, pasi nuk kanë bërë asgjë për rehabilitimin dhe zhvendosjen e deponisë. Ata kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mëtejshme të mbeturinave në Strugë, ndërsa hapësira të pastrohet dhe të rivitalizohet. Masa e tyre e fundit është të padisin shtetin para Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Madonna dhe boksieri 30-vjeçar i japin fund lidhjes
Next Article KSHZ pritet të vendos për ankesën e Frontit Europian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?