By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në aksidentin në Kroaci përfshihet një kosovar – vdes një shtetas kroat dhe dy shqiptarë në gjendje të rëndë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Në aksidentin në Kroaci përfshihet një kosovar – vdes një shtetas kroat dhe dy shqiptarë në gjendje të rëndë
BotaKronika

Në aksidentin në Kroaci përfshihet një kosovar – vdes një shtetas kroat dhe dy shqiptarë në gjendje të rëndë

admin
Last updated: 16/08/2024 13:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar.

Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.

Aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës, i cili drejtonte automjetin me targa sllovene. Shoferi 40-vjeçar ka qenë duke lëvizur me veturë nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një automjeti tjetër me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar kroat.

Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët e atij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, raporton index.hr.

Në spitalin e lartpërmendur është ndaluar për shkak të lëndimeve të rënda shtetas i Kosovës.

Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje të rëndë për jetë, ndërsa një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe tashmë është liruar për trajtim në shtëpi.

Policia e Dubrovnikut menjëherë pas lirimit nga spitali të shoferit 40-vjeçar do të nisë hetim penal për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Përleshje mes anëtarëve të dy klubeve të arteve marciale në Bit Pazar, disa persona të lënduar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fluksi në pikat kufitare, qytetarët presin mbi tre orë në Merdar për të dalë nga Kosova
Next Article Argjentina Ramosaj shijon pushimet në Rugovë së bashku me nënën e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?