By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë
Bota

Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë

admin
Last updated: 18/11/2026 11:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 18 nëntor, argument.mk/ – Demokratja Mary Peltola ka mundur senatorin republikan në detyrë, Dan Sullivan në garën e ngushtë për një vend në Senatin amerikan në Alaskë, sipas projeksioneve të publikuara dje në mbrëmje nga rrjetet televizive amerikane “CBS News” dhe “NBC News”.

Rezultatet e parashikuara, që vijnë dy javë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, nënkuptojnë se tashmë janë përcaktuar fituesit në të gjitha garat për Senatin.

Duke nisur nga janari, demokratët pritet të kenë 56 nga 100 vendet e kësaj dhome të Kongresit amerikan, kundrejt 44 vendeve të republikanëve.

Peltola, e lindur në Alaskë, e përfaqësoi më parë këtë shtet në Dhomën e Përfaqësuesve deri në vitin 2025, duke u bërë personi i parë me prejardhje nga popullsia vendase e Alaskës që zgjidhej në Kongres. Tashmë ajo pritet të bëhet gjithashtu, personi i parë nga kjo popullsi që do të shërbejë në Senat.

Gara u shoqërua me polemika për shkak të kandidimit të dy personave me emra pothuajse identikë: senatorit në detyrë Dan S. Sullivan dhe kandidatit të ri në politikë Dan J. Sullivan.

Republikanët akuzuan demokratët se kishin nxitur kandidimin e Sullivan-it të dytë, për të ngatërruar votuesit dhe për të dëmtuar shanset e senatorit në detyrë.

Administrata Trump ngriti një padi lidhur me këtë çështje, por një gjykatës federal e rrëzoi atë para zgjedhjeve.

Alaska është shteti më verior dhe më pak i populluar i SHBA-së, me më pak se 800 mijë banorë. Ky shtet ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që prej vitit 1968.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në epokën e IA-së, “njerëzor” merr titullin Fjala e Vitit 2026
Next Article Gjiganti italian gati të hapë bisedimet për transferimin e Tresoldit në janar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?