Shkup, 22 shtator, argument.mk/ – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, rruga Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë është e hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3.5 tonë.

