By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënkryetari i KE: Nuk ka korridor të qartë për Shqipërinë drejt BE-së, pa proces të rregullt për çështjen “Beleri”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nënkryetari i KE: Nuk ka korridor të qartë për Shqipërinë drejt BE-së, pa proces të rregullt për çështjen “Beleri”
Shqipëri

Nënkryetari i KE: Nuk ka korridor të qartë për Shqipërinë drejt BE-së, pa proces të rregullt për çështjen “Beleri”

admin
Last updated: 02/02/2024 19:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Komisionit për Administratën Publike, Rendin Publik dhe Drejtësinë, lidhur me politikat e Mënyrës Evropiane të Jetës dhe programin e Komisionit Evropian për vitin 2024, iu referua dhe çështjes së kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Ai tha se jo vetëm që nuk e kanë harruar si çështje por tha se do të insistojnë që të ndiqet një proces i rregullt, pa të cilin spas tij nuk do të ketë një korridor të qartë europian për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës.

“Në raportin e vitit 2023 theksuam se kjo çështje ngre shqetësime dhe probleme serioze. Gjithashtu, vumë në dukje kërkesat e njëpasnjëshme për akordimin e lejes, si dhe dyshimet se diçka nuk u bë në mënyrën e duhur gjatë mbledhjes së materialit hetimor. Dua të jem shumë i qartë. Jo thjesht që nuk e harrojmë këtë çështje, por do të insistojmë që të ndiqet një proces i rregullt pa të cilin nuk do të ketë një korridor të qartë europian për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës”, deklaroi nënkryetari i Komisionit Europian.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Vënia në pranga erdhi pasi akuzohet se në momentin e arrestimit Beleri në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshi ishin duke blerë vota.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mehmedoviq: Gripi do të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt
Next Article Për dy ditë 2.000 kërkesa të dorëzuara personalisht për vauçer për inverter

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?