By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 18 zjarre të evidentuara deri në orën 18:00, katër mbeten aktive dhe dy janë vënë nën kontroll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 18 zjarre të evidentuara deri në orën 18:00, katër mbeten aktive dhe dy janë vënë nën kontroll
Maqedoni

Nga 18 zjarre të evidentuara deri në orën 18:00, katër mbeten aktive dhe dy janë vënë nën kontroll

admin
Last updated: 07/08/2026 21:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 gusht Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 18:00, në mbarë territorin e shtetit janë evidentuar 18 zjarre në ambiente të hapura. Katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, dy janë vënë nën kontroll, kurse 12 janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në fshatin Gneotinë, në lokalitetin Ergela të Komunës së Novacit, ku flakët kanë përfshirë vegjetacion të ulët; në fshatrat Ropotovë dhe Belo Pole të Komunës së Dollnenit, ku digjen hamullore; në dalje të fshatit Saçevë, në drejtim të fshatit Murtinë të Komunës së Strumicës, ku janë përfshirë hamullore dhe vegjetacion i ulët; si dhe në fshatin Sllatinë, te vendi i quajtur Ura e Sllatinës në Komunën e Makedonski Brodit, ku digjen shkurre dhe vegjetacion i ulët.

Nën kontroll janë vënë vatrat e zjarrit në deponinë e Dellçevës dhe në fshatin Greshnicë, te lokaliteti Lagjja e Stojanovës në Komunën e Makedonski Brodit. Në Greshnicë, zjarri ka përfshirë vegjetacion të ulët, pyll të degraduar dhe shkurre.

Zjarret e shuara janë ato ndërmjet fshatrave Konjare e Epërme dhe e Poshtme në Komunën e Petrovecit, ku digjej vegjetacion i ulët; në Momin Potok të Komunës së Karposhit, ku ishin përfshirë vegjetacion i ulët dhe shkurre; në fshatin Luboten të Komunës së Butelit, ku digjeshin mbeturina; dhe në fshatin Patallisht, ku flakët kishin kapluar vegjetacion të ulët dhe pyll të ulët.

Gjithashtu janë shuar zjarret në Kejin e Vardarit, ku digjeshin mbeturina, dhe ndërmjet fshatrave Çajle dhe Forinë, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët, në Komunën e Gostivarit; në fshatin Selcë të Komunës së Tetovës, ku digjeshin mbeturina; në deponinë e fshatit Dobroshincë në Komunën e Vasilevës; në hamulloret e fshatit Cërvicë në Komunën e Kërçovës; në fshatin Mogillë, pranë lumit, ku digjeshin vegjetacion i ulët dhe mbeturina, në Komunën e Mogillës; si dhe te vendi i quajtur Varrezat Gjermane në Komunën e Prilepit, ku ishte përfshirë vegjetacion i ulët.

You Might Also Like

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar

Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?

Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë

Hapet një tjetër segment i autostradës Elbasan–Qafë Thanë, përshpejtohet lidhja e Korridorit 8

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transportuesit e Ballkanit paralajmërojnë bllokada kufitare, kërkojnë pezullimin e rregullit Shengen 90/180
Next Article Kurti i ofron PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?