By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik
Maqedoni

Nga drunjtë e rrëzuar nga moti i keq në Vodno do të ndërtohet park i ri motorik

admin
Last updated: 07/08/2026 16:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Një pjesë e drunjve që u rrëzuan gjatë motit të fortë të fundit në Shkup nuk do të përfundojnë si mbeturina, por do të përdoren për ndërtimin e një parku të ri motorik në Vodno, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Ai theksoi se, përveç sanimit të pasojave të motit të keq, qëllimi është që nga dëmet të krijohet vlerë e re për qytetarët. Trungjet e shëndosha nga drunjtë e rrëzuar do të shndërrohen në pajisje natyrore për parkun motorik, i cili do të mundësojë zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, saktësisë dhe përgatitjes fizike.

Hapësira e re do të jetë e dedikuar për fëmijë, të rinj dhe të rritur, si vend për rekreacion, aktivitet fizik dhe shoqërim në natyrë.

Gjorgjievski informoi se në vendet ku kanë rënë drunjtë tashmë po mbillen fidanë të rinj, ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit do të nisë edhe një aksion i madh vjeshtor për pyllëzimin e qytetit.

Ai kujtoi se më herët kanë filluar aktivitetet për rregullimin e shtigjeve dhe për rinovimin e pajisjeve urbane në Vodno, ndërsa tashmë funksionon edhe Shërbimi i Shpëtimit Malor në Vodno dhe Matkë, i cili është i gatshëm për ndërhyrje në kushte malore.

“Vodno është zemra dhe mushkëritë e gjelbra të Shkupit. E ruajmë, e rindërtojmë dhe e përmirësojmë me përgjegjësi, me përmbajtje që do t’u shërbejnë të gjitha gjeneratave”, porositi Gjorgjievski.

You Might Also Like

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar

Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?

Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë

Hapet një tjetër segment i autostradës Elbasan–Qafë Thanë, përshpejtohet lidhja e Korridorit 8

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Shkup një i panjohur I ndihmoi të nxjerrë para nga bankomati, pastaj e grabiti
Next Article Kurti: Preferenca jonë e parë është presidenti konsensual, nëse jo, presidenti i takon LVV-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar
Maqedoni
Pse dështoi plani për shpëtimin e ekonomisë jugosllave?
Maqedoni TOP LAJM
Kujdes/ Nesër fazë portokalli, temperaturat deri në 40 gradë
Maqedoni
Time Kadrijaj thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?