By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis nga Elbasani fushata ndërgjegjësuese për Tetorin Rozë “Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Mamografi falas pranë vendbanimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nis nga Elbasani fushata ndërgjegjësuese për Tetorin Rozë “Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Mamografi falas pranë vendbanimit
Shqipëri

Nis nga Elbasani fushata ndërgjegjësuese për Tetorin Rozë “Ia vlen të jetosh”, Koçiu: Mamografi falas pranë vendbanimit

admin
Last updated: 01/10/2024 16:09
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Në Elbasan nisi sot fushata e “Tetorit rozë” me sloganin “Ia vlen të jetosh”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në ceremoninë e zhvilluar e këtë rast ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, gra dhe vajza, etj.

Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “për fat të keq kanceri i gjirit është një sëmundje që po përhapet, shifrat tregojnë që ka rritje të numrit të rasteve të grave dhe vajzave të prekura nga tumori”.

Ministrja Koçiu u shpreh se, “duhet të rrisim shumë ndërgjegjësimin, sepse mjekësia rekomandon që nëse ne arrijmë ta kapim herët, ta diagnostikojmë më herët, shanset janë shumë të mëdha për të dalë fitimtarë me sukses”.

“Shifrat tregojnë se 99 % e rasteve të zbuluara herët mund të shpëtojnë jetën. Gjithçka që duhet të kuptojmë na i thonë këshillat e thirrjet e vazhdueshme të mjekëve që përballen me raste që shtohen. Ndaj duhet të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin për të luftuar këtë sëmundje”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja Koçiu i bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të kujdesen për veten, për të bërë një ekzaminim, një ekografi, një mamografi të domosdoshme për të shpëtuar jetën e tyre.

Më tej Koçiu tha se, “zgjodhëm për të hapur në Elbasan “Tetorin rozë”, por ashtu si e thamë për fat të keq në këtë qytet nuk i kemi shifrat me ne, që do të thotë se rastet janë shtuar dhe këto raste rezultojnë më së shumti në kohën kur sëmundja ka filluar të fitojë terrenin e saj në trupin e gruas”.

“Dua të theksoj edhe njëherë se sa e rëndësishme është të bëjmë kontrollet në kohën e duhur dhe ta kapim këtë sëmundje në fazat fillestare. Kjo thirrje do të jetë gjatë “Tetorit rozë”, por në fakt nuk duhet të jetë vetëm gjatë këtij muaji, por duhet të jetë çdo ditë dhe muaj të vitit”, tha Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije disa nga risitë e kësaj fushate duke ofruar dhe krijuar lehtësi për çdo grua në çdo qytete dhe zonë rurale për të kryer mamografi falas.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Çdo ditë nga data 1 deri në 31 tetor, nga e hëna në të premten, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe të shtunën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 2 të drekës, do t’ju mundësohen kontrolle, në spitalet apo qendrat pranë vendbanimit tuaj, të cilat ofrohen si gjithmonë falas. Gjithashtu kemi punuar për të ofruar nëpërmjet platformës e-Albania shërbime lehtësuese, për ta bërë më të lehtë e më të shpejtë procesin e kryerjes së këtyre kontrolleve. Së pari, vajzat dhe gratë e moshës 30-50 vjeç do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç, do të marrin një mesazh njoftuese në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës”. Përgjigjet për mamografitë do të vijnë tek pacientët gjithashtu përmes portalit e-Albania, duke ofruar kështu një tjetër shërbim të shpejtë dhe të sigurt”, deklaroi Koçiu.

Krahas qendrave spitalore qendrore e rajonale, ministrja tha se janë edhe njësitë lëvizëse që do të mundësojnë mamografi edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.

“Kemi krijuar një njësi të posaçme, e cila do të funksionojë gjatë gjithë vitit, e përbërë nga mjekë radiologë të kualifikuar, të cilët janë të ngarkuar me leximin dhe diagnostikimin e shpejtë të mamografive që do të bëhen në këto njësi lëvizëse. Një vit më parë, në Shqipëri janë realizuar rreth 25 mijë mamografi. Nga të cilat, 5 mijë janë ekzaminime nga njësitë e mamografive të lëvizshme. 11 mijë prej tyre janë kryer në muajin tetor”, tha ministrja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Koçiu shtoi se falë avancimeve shkencore që po ndodhin në botë, e falë edhe gjithë investimeve që janë bërë në sistemin tonë shëndetësor ne mund të asistojmë këdo, për ta fituar betejën ndaj tumorit të gjirit.

“Këto investime mundësojnë mbulimin me efikasitet të plotë, të këtij shërbimi në 11 Spitale Rajonale, si dhe QSUNT si dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Në 5-vjeçarin e fundit janë siguruar 12 njësi mamografish të instaluara në Tiranë dhe në Spitalet Rajonale. Shërbimi onkologjik ofrohen në mbarë vendin, përmes aparaturave më moderne. Shërbimi i kimioterapisë ofrohet në 8 Spitale Rajonale, si dhe kemi krijuar gjithashtu njësinë e Shërbimit Onkologjik në Banesë, duke bërë të mundur që pacientët të marrin trajtimin gjithmonë edhe më pranë vendbanimeve të tyre. Kemi përfshirë vit pas viti barna të reja të rimbursueshme që trajtojnë sëmundjet tumoriale. Sa i përket tumorit të gjirit, në Skemën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen 20 medikamente dhe terapi inovatore, bazuar në të njëjtat protokolle trajtimi që kanë sot edhe vendet më të zhvilluara Si dhe kemi stafe mjekësore më të kualifikuara, mirëpaguara dhe më të motivuara se më parë”, nënvizoi Koçiu.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “ne nuk e ndalojmë dot sëmundjen e shekullit, por mund ta parandalojmë e ta sfidojmë atë. Mjafton të jemi të kujdesshëm në kontrollet e vazhdueshme. Mjafton të mos presim vetëm Tetorin Rozë që të na e kujtojë përmes fjongos rozë e përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit se sa forcë mund të kemi mbi sëmundjen nëse e parandalojmë atë”.

You Might Also Like

“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë

Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”

I sapokthyer nga kampi në Gjadër, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg se në atë qendër

A është gati PD të pranojë Berishën si të dërguar të Zotit?

Hapet Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, Hasani: Forcojmë partneritetin me Bosnjë-Hercegovinën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani takohet me Rothin, flasin për hapat që e çojnë Kosovën më afër institucioneve euroatlantike
Next Article Bylykbashi thirrje PPE-së: Na mbështesni në përpjekjet për të rikthyer demokracinë në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?