By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis rikonstruksioni i rrugës drejt Kozles! Qytetarët: Më në fund po ndërhyhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nis rikonstruksioni i rrugës drejt Kozles! Qytetarët: Më në fund po ndërhyhet
Maqedoni

Nis rikonstruksioni i rrugës drejt Kozles! Qytetarët: Më në fund po ndërhyhet

admin
Last updated: 19/09/2026 17:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shtator argument.mk/ – “Kështu aktualisht duket rruga që të shpie për te Spitali i sëmundjeve të mushkërive “Kozle”. Kanë filluar punimet për rikonstruimin e kësaj rruge për të cilën vazhdimisht ankoheshin prindërit që i çojnë pacientët e vegjël për trajtim këtu, si dhe taksitë dhe automjetet e tjera që kalonin dhe thoshin se po i shkatërrojnë makinat”.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski për TV21 tregon se në bashkëpunim me komunën e Karposhit po bëhet rikonstruksioni i plotë i rrugës, tha se po ndërtohet një mur i ri mbështetës dhe përfundimi i punimeve pritet deri në fund të vitit.

“E dini se ky është një aks rrugor shumë i frekuentuar, muri mbrojtës ishte në gjendje katastrofike por edhe rruga. Tani aktualisht po ndërtohet një mur mbështetës i ri dhe po punohet në rikonstruim me themel i rrugës. Mendoj se ishte e patjetërsueshme si një pjesë e projektit që po e realizojmë në Shkup, të vendosej prioritet edhe te ky aks që të mund te realizohet sa më parë dhe të përfundoj golgota e bashkëqytetarëve tanë. Absolutisht ka rrugë alternative, por besoj se deri në fund të vitit do të përfundoj rikonstuimi total i rrugës”, tha Orce Gjorgjievski.

Për qytetarët, gjendja e rrugës ka qenë e papranueshme, ndaj thonë se ndërhyrja ishte e nevojshme, ndërsa rezultatet do të vlerësohen pasi të përfundojnë punimet.
-Shpresoj të bëhet sa më shpejt.

-Katastrofë, është radha për ta bërë. Më në fund, e kur do ta kryejnë do të shohim.

Në Klinikën Universitare për Sëmundjet Respiratore tek Fëmijët “Kozle” në ditë kontrollohen rreth 100 fëmijë nga e tërë Maqedonia. Prindërit që i sjellin fëmijët për trajtim në këtë spital ankoheshin vazhdimisht. Spitali “Kozle” u ndërtua në vitin 2015, ndërsa rruga që të çon atje është rreth 500 metra, por në gjendje të keqe, si për makinat ashtu edhe për këmbësorët.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktivistët nga Ohri me peticion kundër ndotjes dhe për mbrojtjen e ambientit
Next Article Ndjenja përtej maleve dhe deteve, duke ndërtuar së bashku themelet e miqësisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?