By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një në shtatë të rinj vuan nga çrregullime mendore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një në shtatë të rinj vuan nga çrregullime mendore
MaqedoniTOP LAJM

Një në shtatë të rinj vuan nga çrregullime mendore

admin
Last updated: 26/10/2024 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – Një në shtatë adoleshentë evropianë vuan nga çrregullime mendore”, thotë UNICEF-i. Kjo organizatë e OKB-së thekson se si afërsisht gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor globalisht shfaqen pak a shumë para moshës 18-vjeçare. “Shumë fëmijë janë të mbushur me trishtim, dhimbje ose ankth. Disa pyesin se ku po shkon kjo botë dhe cili është vendi i tyre në të. Është një ajsberg që ne e kemi injoruar për një kohë të gjatë dhe, nëse nuk veprojmë, do të vazhdojmë të kemi rezultate katastrofike për fëmijët dhe shoqëritë, shumë kohë pas përfundimit të pandemisë”, theksoi Henrietta H. Fore, drejtore ekzekutive e UNICEF-it.

Sipas raportit të UNICEF-it rreth 11,2 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 19 vjeç (5,9 milionë meshkuj dhe 5,3 milionë femra) në Bashkimin Evropian vuajnë nga një problem i shëndetit mendor. Në mesin e njerëzve të moshës 15-19 vjeç, rreth 8% vuajnë nga ankthi dhe 4% nga depresioni.

Vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes (pas aksidenteve rrugore) tek të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç në Bashkimin Evropian. Në vitin 2020, rreth 931 të rinj vdiqën nga vetëvrasja në BE, ekuivalente me humbjen e rreth 18 jetëve në javë. Rreth 70% e të rinjve të moshës 15-19 vjeç në BE që vdesin nga vetëvrasja janë meshkuj. “Ne nuk mund të presim më gjatë, nuk mund të zhgënjejmë një brez tjetër”, përfundoi Henrietta H. Fore. Apeli është që të kujdesemi që këto çrregullime të identifikohen dhe trajtohen në kohë dhe që komunitetet dhe institucionet të kujdesen për krijimin e një rrjeti për të mbështetur më të cenuarit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tribunë dhe tendë informative në kuadër të fushatës “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë”
Next Article Krisje në LSDM, shpërthen lufta e brendshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?