By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht
Sport

“Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht

admin
Last updated: 31/07/2026 16:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bayern Munich ka ndërmarrë një hap të papritur, duke nxjerrë publikisht në shitje tre futbollistë dhe duke ua bërë të qartë se nuk do të luajnë nëse nuk gjejnë një klub të ri.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany është kampione në fuqi e Bundesligës dhe sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke zhvilluar futboll sulmues dhe spektakolar.

Afati kalimtar veror i bavarezëve ka qenë relativisht i qetë, me mbrojtësin e majtë Nathaniel Broën dhe sulmuesin Ismael Saibari si dy afrimet kryesore.

Tashmë fokusi i klubit është te largimi i disa lojtarëve para mbylljes së afatit kalimtar.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka bërë të ditur se Sacha Boey, Bryan Zaragoza dhe Joao Palhinha nuk janë më pjesë e planeve të klubit dhe mund të largohen.

Palhinha e kaloi sezonin 2025/26 në huazim te Tottenhami, ku shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Evertonit në javën e fundit, sukses që siguroi mbijetesën e Spurs në Ligën Premier.

Pritej që mesfushori portugez të transferohej përfundimisht te Tottenhami, por marrëveshja nuk u arrit dhe klubi londinez përfundimisht transferoi Sandro Tonalin nga Neëcastle për rreth 116 milionë euro.

Ndërkohë, Boey ishte i huazuar te Galatasaray, ndërsa Zaragoza te Roma. Të tre janë rikthyer te Bayern Munich para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

“Kemi tre lojtarë që jemi të hapur t’i largojmë. Ata nuk kanë të ardhme te Bayern”, deklaroi Eberl.

“Nëse duan të qëndrojnë, do ta kenë shumë të vështirë, sepse nuk llogarisim tek ata. Prandaj nuk do të kenë rol në skuadër. Kjo vlen për Sacha Boey, Joao Palhinha dhe Bryan Zaragoza”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Gjiganti turk ofron 45 milionë euro për Martinellin

Fenerbahçe zyrtarizon Lukakun, belgu: Jam 100 për qind gati

Mourinho këmbënguli për transferimin e ri, nuk donte asnjë alternativë tjetër te Real Madridi

“Qëndro i fortë, Leo” – Ronaldo i dërgon Messit mesazhin prekës

“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te Barcelona

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Juventusi kërkon yllin e Manchester Cityt – kontaktet mes klubeve kanë nisur
Next Article “I uritur për të fituar përsëri”, John Stones shpalos ambiciet e tij me Interin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?