By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk mund të ankohem pse jam në stol”, Arbër Zeneli reagon pas paraqitjes fenomenale ndaj Malmos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Nuk mund të ankohem pse jam në stol”, Arbër Zeneli reagon pas paraqitjes fenomenale ndaj Malmos
Sport

“Nuk mund të ankohem pse jam në stol”, Arbër Zeneli reagon pas paraqitjes fenomenale ndaj Malmos

admin
Last updated: 27/07/2026 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Arbër Zeneli ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Malmos, ku kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Ylli i Kosovës u la në stol dy sfidat paraprake, por e dëshmoi menjëherë kualitetin për të shpërthyer ndaj Malmos, ku shënoi supergol e asistoi në fitoren 1-2 të Elfsborg.

Zeneli pranoi se është normale që çdo futbollist të ndihet i zhgënjyer kur nuk luan, por theksoi se ka zgjedhur ta tregojë vlerën e tij në fushë dhe jo me ankesa.

“Të gjithë lojtarët nervozohen kur nuk luajnë, por jam profesionist në mënyrën time dhe provoj ta ndihmoj skuadrën kur vij. E kisha shansin dhe shpresoj t’i dëshmoj Bjorn Hambergut dhe të vazhdoj të luaj”, deklaroi Zeneli.

Ai u shpreh i lumtur edhe për vlerësimin që ka marrë nga trajneri, duke theksuar se përgjigjja më e mirë është performanca në fushë.

“Është mirë të marrësh komplimente nga ai. Kur ta kem shansin, nuk mund të qëndroj këtu dhe të ankohem pse jam në stol. E bëra këtë kur isha i ri. Jam në moshën që më duhet ta pranoj dhe, në fakt, provoj t’ia dëshmoj trajnerit të kundërtën”.

Zeneli zbuloi gjithashtu se ka pasur bisedime me trajnerin, por e respekton plotësisht vendimin e tij për formacionin.

“A kemi biseduar? Sigurisht që po. Por ndonjëherë nuk duhet të flasësh. Ai e zgjedh formacionin bazë që mendon se është më i miri dhe thjesht duhet ta pranosh. Nuk mund të sillem duke u ankuar dhe të shfaqem para ekipit se jam i zemëruar që nuk luaj”, përfundoi reprezentuesi i Kosovës.

Paraqitja me gol dhe asistim ndaj Malmos mund të jetë një pikë kthese për Zenelin, i cili shpreson të fitojë më shumë minuta në vazhdim të sezonit me paraqitjet e tij bindëse.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mikel Arteta në pritje, vetëm 10 milionë euro e ndajnë Arsenalin nga transferimi i bujshëm
Next Article “Rrobat që nuk i vesh i çoj në xhami”, Selin zbulon zakonin e saj prej vitesh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?