By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk preferohet nga Jose Mourinho, Man Unitedi përgatit ofertën mbi 80 milionë euro për yllin e Realit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nuk preferohet nga Jose Mourinho, Man Unitedi përgatit ofertën mbi 80 milionë euro për yllin e Realit
Sport

Nuk preferohet nga Jose Mourinho, Man Unitedi përgatit ofertën mbi 80 milionë euro për yllin e Realit

admin
Last updated: 27/07/2026 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manchester United ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Aurelien Tchouamenit, me mesfushorin francez që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të klubit anglez për këtë verë.

Sipas raportimeve, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të investojnë më shumë se 80 milionë euro për ta bindur Real Madridin të lejojë largimin e 26-vjeçarit.

United synon të përforcojë repartin e mesfushës, veçanërisht pozitën e mesfushorit mbrojtës, dhe e sheh Tchouamenin si profilin ideal falë përvojës së tij në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe me Kombëtaren e Francës.

Edhe pse interesimi po avancon, ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve dhe as një ofertë zyrtare. Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim për të parë nëse transferimi do të konkretizohet.

Real Madridi nuk është nën presion për ta shitur francezin, pasi ai ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Klubi madrilen mund ta refuzojë ofertën, të kërkojë një shumë më të lartë ose ta pranojë nëse konsideron se të ardhurat do të ndihmonin në financimin e ndryshimeve të tjera në skuadër.

Tchouameni iu bashkua Real Madridit në vitin 2022 nga Monaco për 80 milionë euro, plus 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Që nga transferimi në “Santiago Bernabeu”, ai ka luajtur si mesfushor, por edhe si qendërmbrojtës kur ka qenë e nevojshme. Vetëm sezonin e kaluar zhvilloi 49 ndeshje në të gjitha garat, shënoi dy gola dhe grumbulloi 3 mijë e 940 minuta në fushë.

Nga ana tjetër, Manchester United ka nevojë urgjente për një mesfushor mbrojtës, sidomos pas largimit të Casemiros dhe problemeve me lëndimet në atë repart.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit francez, ndërsa kjo mund të shndërrohet në një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
Next Article Dogana e Kosovës ndalon në Han të Elezit produkte të padeklaruara që paraqesin rrezik për shëndetin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?