By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nxit ngopjen dhe ngadalëson metabolizmin, ky është fruti më i mirë për një bark të sheshtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Nxit ngopjen dhe ngadalëson metabolizmin, ky është fruti më i mirë për një bark të sheshtë
Shëndetësi

Nxit ngopjen dhe ngadalëson metabolizmin, ky është fruti më i mirë për një bark të sheshtë

admin
Last updated: 15/02/2024 15:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë.

Dhe ky është një gabim që njerëzit bëjnë zakonisht kur përpiqen të humbasin peshë. Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse përqendroheni tek ato ushqime që mund të shtoni në vend të atyre që duhet të hiqni?

Cili është fruti më i mirë që ndihmon në reduktimin e peshës rreth barkut?

Frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ëmbël, që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë. Kjo veçanërisht nëse dëshironi të humbisni yndyrën e barkut.

Sipas dietologëve, një nga frutat më të mira që mund të konsumoni për një bark të sheshtë është molla!

Konsumi i një molle në ditë mund të bëjë më shumë sesa të mbajë mjekun larg, pasi ato janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut.

Mollët janë të shëndetshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e yndyrës së barkut.

Këto fruta janë veçanërisht të pasura me fibra pektinë, e cila bën dy gjëra: nxit ngopjen dhe mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj sepse fibrat e pektinës shpërbëhen ngadalë.

Pra, padyshim që kur ndihemi të ngopur, nuk do të keni nevoje të konsumoni më tepër ushqim, shto këtu edhe faktin se mollët janë të ulëta në kalori dhe sheqer.

Por mollët janë të larta edhe në polifenole, të cilat përmbajnë antioksidantë të dobishëm që ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës.

Sipas një studimi, konsumi i rregullt i mollëve lidhet me humbjen e peshës tek individët që tashmë konsiderohen “mbipeshë”. Po ashtu, disa studime japoneze zbuluan se polifenolet tek molla mundësonin një reduktim të yndyrës që rrethon organet e barkut.

Dhe së fundi, mollët gjithashtu mund të nxisin humbjen e yndyrës në bark sepse janë një zëvendësues i mirë i ushqimeve me sheqer.

Për shkak se konsumi i vazhdueshëm dhe i lartë i sheqerit të përpunuar lidhet me shtimin e yndyrës së barkut, konsumi i sheqerit nga burime natyrale si mollët mund të ndihmojë në kontrollin e peshës.

You Might Also Like

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini 8 orë çdo ditë

Pijet më të mira për një metabolizëm të shpejtë

Si ta ndihmoni dikë që vuan nga depresioni?

Pse është mirë të konsumoni boronica të kuqe?

“T’i njohim sëmundjet e rralla”: Sindroma Schwartz-Jampel/ Miotonia kondrodistrofike/SCHWARTZ–JAMPEL SYNDROME

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Frosina Remenski emërohet konsull në Venecia të Italisë
Next Article Ky miks frutash është ilaç për gurët në veshka

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford
Sport
Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni
Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni
Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?